Lypësit e qeverisë
“Asnjë lypës minoren në rrugë për lëmoshë!”. Kështu kishte premtuar kryeministri Sali Berisha në 2 qershor, në Ditën e Jetimëve. Janë ata fëmijë që mbushin trotuaret te semaforët e urës së madhe të Lanës, duke iu lutur shoferëve të makinave apo kalimtarëve në çdo trotuar të qendrës. Në atë takim, Berisha iu drejtua ministrit të Punës, Kosta Barka, se vendi i ka të gjitha burimet financiare, njerëzore dhe logjistike për të mos patur në rrugët e tij, as edhe një fëmijë të vetëm që zgjat dorën dhe kërkon lëmoshë, ndërsa i kërkoi ministrit të Arsimit, Genc Pollo, që të shkollonte gjithë fëmijët analfabetë. Barka ishte dakord dhe premtoi se do të ngrihet një grup ndërministror, për të hartuar një Kod që do të mbrojë të drejtat e fëmijëve. Dje “Spiuni” si përditë, kaloi sërish te rruga afër ish-hotel “Dajti” në Tiranë. Sërish e njëjta grua me beben në krah, e shoqëruar nga vajza pesë vjeçe që e kemi parë që foshnje në atë vend. As Berisha dhe as Barka nuk kalojnë në atë rrugë, ose kur kalojnë, makinat e tyre nuk ndalojnë në semafor.