E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana, "Lojtari më i Mirë" kundër Birmingem

Lorik Cana është përzgjedhur sërish si "Lojtari më i Mirë" nga tifozët e Sandërlendit, në takimin e fundjavës ku "macet e zeza" humbën në kampionat me Birmingemin. Mesfushori shqiptar, që tashmë ka marrë nofkën "kapiteni fantastik", mori 42.2 për qind të votave të tifozëve, në anketën e organizuar në faqen zyrtare të klubit anglez. Ndjekësi i tij më i afërt ishte portieri Kreig Gordon (19.5 për qind të votave), ndërsa i treti u klasifikua Endi Reid (14.4%). Me këtë rezultat, kuqeziu 26-vjeçar shpallet për të tetën herë fitues i anketës "Lojtari më i Mirë" (vlerësimi i katërt radhazi) në 12 ndeshje që skuadra ka luajtur deri më tani në të gjitha kompeticionet. Mes të tjerave, Cana ka qenë ylli i ndeshjes edhe në sfidat me "big"-ët e Premierligës, Çelsi, Mançester Junajtid dhe Liverpul.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›