E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester-Milan, ja sfida për Sotir Ninin

Milan dhe Mançester Junajtid janë gati të luftojnë për sulmuesin e ri, Sotiris Ninis (Sotir Nini, nga Himara), 19-vjeçarin e Panathinaikosit, që etiketohet si "Mesi në Greqi". Sipas "footmercato.net", kuqezinjtë dhe "Red Devils"-at janë shumë të interesuar për djaloshin, që figuron mes titullarëve të padiskutueshëm te Panathinaikosi i tij, që drejtohet nga Ten Kate. Ende nuk kanë mbërritur ofertat te skuadra greke, por ka gjasa që në verë të ketë dyndje. Një nga menaxherët e Ninit, Joanis Emanuilidhis, ka sqaruar pozicionin e djaloshit dhe largimin e mundshëm të tij: "Nuk kemi konfirmime për këto interesime. Sigurisht që ka shumë klube që e ndjekin, dhe një transferim i tij në verë është i shumë mundshëm. Në kontratën e tij ka një klauzolë për prishjen e saj për skuadrat jashtë Greqisë: lirohet me 10 milionë euro".

A. M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›