Mynih 1860-Skela, si "dhelpra dhe rrushtë"
Drejtuesit e Mynih 1860 ende nuk e kanë harruar "driblimin" e Ervin Skelës. Klubi gjerman dukej pranë afrimit të fantazistit kuqezi, por në fund 32-vjeçari zgjodhi TuS Koblenc, që i ofroi një kontratë më të mirë në aspektin financiar dhe atë profesional. Kjo ka bërë që nga Mynih 1860, të mos mungojnë kritikat për Skelën sa herë që të paraqitet mundësia. Akuzat më të fundit erdhën nga drejtori sportiv, Miroslav Steviç, që me fjalët e tij për "merku-online.de" të rikujton fabulën e dhelprës me rrushin. "Kritikët i kanë vlerësuar paraqitjet e Skelës? Po, vetëm në fazën organizative, pasi ai nuk bën asgjë për të ndihmuar skuadrën të mbrohet. Mendoj se shqiptari na shfrytëzoi pak: gjithmonë donte Koblencin, ku përfitoi kontratë 3-vjeçare. Marrja e Skelës do të ishte një lëvizje e gabuar nga ana jonë", tha Steviç.
e. k.
e. k.