E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja, Pj.I. Inzagi çon në delir milanistët

- Milani mbylli me fitore një pjesë të parë të zbehtë edhe pse formacioni kuqezi pati një përqindje kontrolli më të lartë se Liverpuli (52-48%). Filipo Inzagi shënoi golin e parë të Milanit në limitin e pjesës së parë, kur devijoi me shpatull një goditje të lirë të ekzekutuar nga Andrea Pirlo. Ky ishte dhe goli i 38 i Pipos qysh prej debutimit të tij në vitin 1998, atëherë me fanellën e Juventusit. Inzagi është golashënuesi i pestë më i mirë i Kupës së Kampioneve, pas Raul (56), Rud Van Nistelroj (49), Shevcenko (46) dhe Tieri Henri (42).
Liverpuli goditi për herë të parë në portë në minutën e 10-të me anë të Zherman Penant, por Dida regoi mirë. Në minutën e 17-të, Kaka kontrolloi topin në mënyrë perfekte duke goditur nga larg zonës, por Pepe Reina priti pa problem. Liverpuli rrezikoi më anë të Stivën Xherard në minutën e 23, por kapiteni goditi mbi shtyllën horizontale.
Në minutën e 25, Kaka bëri një lëvizje të bukur, por golashënuesi më i mirë Ligës së Kampioneve të këtij edicioni humbi topin pranë zonës. Mesfushori i Milanit, Xhenaro Gatuzo u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 41 kur ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Ksabi Alonsos.
Atmosfera në Athinë ishte e jashtëzakonshme, teksa në kryeqytetin grek ishin më shumë se 50 mijë tifozë anglezë dhe italianë, shumë prej tyre pa biletë. Cmimet në tregun e zi arritën deri në 5000 euro për një biletë . Policia greke përdori në një rast edhe plumba me gazlotsjellës për të shpërndarë një turmë që kishin okupuar një portë hyrëse në stadium.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›