![]()
![]()
- Milan, mbret i Europës për të shtatën herë, Paolo Maldini për të pestën, por heroi i finales së Athinës, nuk është askush tjetër por Filipo Inzagi, që më dy golat e tij kundër Liverpulit (2-1), nga një në cdo pjesë, u hakmor në mënyrë madhështore ndaj Liverpulit për finalen dramatike të humbur në Stamboll dy vite më parë. Inzagi u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes nga UEFA. Milani mbylli me fitore një pjesë të parë të zbehtë edhe pse formacioni kuqezi pati një përqindje kontrolli më të lartë se Liverpuli (52-48%). Filipo Inzagi shënoi golin e parë të Milanit në limitin e pjesës së parë, kur devijoi me shpatull një goditje të lirë të ekzekutuar nga Andrea Pirlo. Ky ishte dhe goli i 38 i Pipos qysh prej debutimit të tij në vitin 1998, atëherë me fanellën e Juventusit. Liverpuli goditi për herë të parë në portë në minutën e 10-të me anë të Zherman Penant, por Dida regoi mirë. Në minutën e 17-të, Kaka kontrolloi topin në mënyrë perfekte duke goditur nga larg zonës, por Pepe Reina priti pa problem. Liverpuli rrezikoi më anë të Stivën Xherard në minutën e 23, por kapiteni goditi mbi shtyllën horizontale. Në minutën e 25, Kaka bëri një lëvizje të bukur, por golashënuesi më i mirë Ligës së Kampioneve të këtij edicioni humbi topin pranë zonës. Mesfushori i Milanit, Xhenaro Gatuzo u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 41 kur ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Ksabi Alonsos.
Edhe pjesa e dytë shfaqi një Milan shumë të kujdesshëm në verprime, ku sërish në "plan të parë" është "Pipogol", i cili shfrytëzo zgjuarsisht një pas të artë të Kakasë ("Unë i përkas zotit" ishte në shkruar në fanelën e tij të brendshme). Inzagi, me 39 gola është golashënuesi i pestë më i mirë i Kupës së Kampioneve, pas Raul (56), Rud Van Nistelroj (49), Shevcenko (46) dhe Tieri Henri (42). Dirk Kajt shkurtoi diferencën në minutën e 88, por goli i holandezit ishte i pamjaftueshëm. Atmosfera në Athinë ishte e jashtëzakonshme, teksa në kryeqytetin grek ishin më shumë se 50 mijë tifozë anglezë dhe italianë, shumë prej tyre pa biletë. Cmimet në tregun e zi arritën deri në 5000 euro për një biletë . Policia greke përdori në një rast edhe plumba me gazlotsjellës për të shpërndarë një turmë që kishin okupuar një portë hyrëse në stadium.
Milan - Liverpul 2-1
Festimi
FITUESIT
2006 - 2007 Milan
2005 - 2006 Barcelona
2004 - 2005 Liverpul
2003 - 2004 Porto
2002 - 2003 Milan
2001 - 2002 Real Madrid
2000 - 2001 Bajern
1999 - 2000 Real Madrid
1998 - 1999 Man. United
1997 - 1998 Real Madrid
1996 - 1997 B. Dortmund
1995 - 1996 Juventus
1994 - 1995 Ajaks
1993 - 1994 Milan
1992 - 1993 O.Marsejë
1991 - 1992 Barcelona
1990 - 1991 Crvena Zvezda
1989 - 1990 Milan
1988 - 1989 Milan
1987 - 1988 PSV
1986 - 1987 Porto
1985 - 1986 Steaua
1984 - 1985 Juventus
1983 - 1984 Liverpul
1982 - 1983 Hamburg
1981 - 1982 Aston Villa
1980 - 1981 Liverpul
1979 - 1980 Notingam Forest
1978 - 1979 Notingam Forest
1977 - 1978 Liverpul
1976 - 1977 Liverpul
1975 - 1976 Bajern
1974 - 1975 Bajern
1973 - 1974 Bajern
1972 - 1973 Ajaks
1971 - 1972 Ajaks
1970 - 1971 Ajaks
1969 - 1970 Fejenoord
1968 - 1969 Milan
1967 - 1968 Man. United
1966 - 1967 Sëlltik
1965 - 1966 Real Madrid
1964 - 1965 Inter
1963 - 1964 Inter
1962 - 1963 Milan
1961 - 1962 Benfika
1960 - 1961 Benfika
1959 - 1960 Real Madrid
1958 - 1959 Real Madrid
1957 - 1958 Real Madrid
1956 - 1957 Real Madrid
1955 - 1956 Real Madrid