Çështja “Kadriovski” Erjon Braçe pyetet në Prokurori
07/01/2011 Dy ditë më parë deputeti i PS-së ka dhënë pretendimet lidhur me kallëzimin
Pritet, marrja e dëshmisë së shqiptaro-maqedonasit Kadriovski
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe është paraqitur dy ditë më parë në Prokurorinë e Tiranës ku ka dhënë deklarime për llogari të kallëzimit penal që ai kreu ndaj shtetasit shqiptaro-maqedonas Daut Kadriovski, emër ky mjaft i dëgjuar në botën e krimit. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës, të cilat thanë se deputeti Braçe para një oficeri të Policisë Gjyqësore ka dhënë pretendimet e tij, për sa i përket dëshmisë së Kadriovskit, i cili e akuzon Braçen, por dhe kryetarin e PS-së Edi Rama si të implikuar në trafikun e drogës, por dhe në disa vrasje. Mësohet se Braçe ka pohuar në Prokurori se për shpifjet e regjistruara në një CD, Daut Kadriovski s’ka asnjë provë dhe nisur nga ky fakt, deputeti i ka kërkuar organit të akuzës që t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, duke vënë në përgjegjësi penale shqiptaro-maqedonasin Daut Kadriovski, si dhe personat e tjerë që kanë qenë pjesë e këtij spekulimi. Aktualisht Prokuroria e Tiranës është duke kryer veprime hetimore lidhur me kallëzimin e depozituar nga deputeti Erjon Braçe, ndërkohë ende nuk është përcaktuar ditë se kur do të merret në pyetje personi që ka bërë akuzat, shtetasit Daut Kadriovski. Ky i fundit jeton në shtetin maqedonas, gjë e cila do detyrojë përfaqësuesit e Prokurorisë të udhëtojnë drejt këtij shteti ose dëshmia e tij mund të merret edhe nëpërmjet letërporosisë. Kadriovski njihet si një prej bosëve më të mëdhenj të drogës në Ballkan, apo i njohur ndryshe si “Ujku i Drogës”. Kallëzim penal ndaj tij ka depozituar në prokurori edhe lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama. Padia erdhi një ditë pasi deputeti Erion Braçe tha publikisht se kishte marrë një video kërcënuese nga Kadriovski. Vetë Braçe sqaroi se përmes kësaj videoje Kadriovski i kërkonte atij dhe Ramës të pranonte se ata të dy ishin pjesëtarë të një rrjeti droge dhe se ishin gjithashtu autorë të dy vrasjeve të ndodhura njëra në Tiranë dhe tjetra në Shkup. Gjatë depozitimit të kallëzimit në Prokurori, lideri socialist ka bërë dhe një bisedë me prokuroren Ina Rama, ku mësohet se i ka përsëritur të njëjtat shqetësime që ai dhe deputeti Braçe ia kishin bërë të qartë disa ditë më parë edhe Presidentit të Republikës Bamir Topi.