Çështja Timoshenko, sot dëshmon ish-presidenti Jushçenko

Ish-presidenti i Ukrainës Viktor Jushçenko, ka mbërritur në gjykatë për të dëshmuar në gjyqin e ish- kryeministres Julia Timoshenko.
Timoshenko ndodhet në gjyq pasi akuzohet për keqpërdorim të pushtetit në lidhje me një marrëveshje gazi që ajo ka nënshkruar me Rusinë në vitin 2009.
Nëse shpallet fajtore, ajo rrezikon të dënohet deri në 10 vjet.
Timoshenko ka mohuar akuzat dhe thotë se gjyqi kundër saj është një hakmarrje politike nga Presidenti Viktor Janukoviç, ndaj të cilit ajo humbi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010.
Timoshenko ishte aleate e Jushçenkos në 2004. Ajo ka shërbyer dy herë si kryeministre, ndërsa në atë kohë president ishte Jushçenko.