E Diel, 1 Nëntor 2026

Aiman al-Zauahiri: Amerika sot po lëkundet, rrëzojeni atë

Në prag të përkujtimit të sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA, lideri i Al-Kaedas Aiman al-Zauahiri u ka kërkuar mbështetësve që të sulmojnë SHBA-në. Në një video mesazh ai i kërkon “vëllazërisë myslimane” që t`i kundërvihen SHBA-së. “Amerika sot po lëkundet. Rrëzojeni atë”, shprehet Zauahiri. Ai u bë lideri i Al-Kaedas pas vrasjes së Osama bin Ladenit në Pakistan me 2 maj.
“Sulmojeni Amerikën e cila vrau ‘Imamin e Mujahedeen-it’ dhe ia hodhën trupin në det”, shprehet Zauahiri duke kërkuar që SHBA të ndëshkohet për përhapjen e korrupsionit në botë dhe të bëhet shembull. Ndërkohë duket se dhe kreu i Shtëpisë së Bardhë po iu druhet sulmeve terroriste. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama vlerëson se rreziku u sulmeve terroriste është përherë i pranishëm. Në një intervistë për televizionin amerikan CNN Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama vlerëson se rreziku i sulmeve terroriste është përherë i pranishëm. Por veç paralajmërimit, Obama ka shpalosur edhe planin për garantimin e sigurisë.
"Duhet të qëndrojmë gjithmonë vigjilentë dhe nuk duhet të ulim nivelin e gadishmërisë" tha Obama duke nënkuptuar se celebrimet për përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit mund të përdoren nga terroristet për të sulmuar sërish.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›