Rruga e Arbrit, nis shpronësimi për 150 familje
Punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit kanë marrë një zhvillim të ri për sa i takon ndërtimit të aksit më të rëndësishëm në vend, që lidh Shqipërinë e Mesme me Qarkun e Dibrës. Vendimi për nisjen e shpronësimeve është marrë më 3 shtator 2008 nga ana e Këshillit të Ministrave, duke akorduar dhe fondin prej 72 milionë lekësh të vjetra. Mësohet se rreth 150 familje do të përfshihen në procesin e kompensimit. Konkretisht, sipas pikës 3 të vendimit, "pronarët e pasurive të paluajtshme, shpronësohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për sipërfaqe deri në 41 mijë metra katrorë tokë arë, me një vlerë shpronësimi 71 milionë lekë dhe për sipërfaqen 108 metra katrorë tokë truall, me një vlerë shpronësimi 48 mijë lekë. Pra, në total vlera e përgjithshme e shpronësimit është 72 milionë lekë dhe do të përballohet nga buxheti shtesë i vitit 2008, miratuar nga qeveria për Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit.
Familjet
Faza e parë e shpronësimeve për ndërtimin e Rrugës së Arbrit do të prekë familjet e Komunës Zerqan, fshati Sofraçan, Qarku Dibër. Metri katror që do të kompensohet varion me çmime të ndryshme sipas zonës ku ndodhet trualli, duke nisur nga 84 lekë/m², deri në 218 lekë/m², kryesisht për tokat arë. Fshatra të tjerë si, Valikardhë, Godvi, Dragum etj., do të jenë pjesë e shpronësimeve për ndërtimin e rrugës.
Rruga
Aksi rrugor që shkurton distancën mes Tiranës dhe Dibrës, ose siç quhet ndryshe Rruga e Arbrit, parashikohet të përfundojë i gjithi më 2013-ën. Ky afat është vendosur në Strategjinë e Transportit nga Ministria e Punëve Publike, dokument ky i miratuar në fillim të shtatorit 2008 nga Këshilli i Ministrave. Sipas kësaj strategjie, e gjithë rruga do të ndërtohet në kohë të ndryshme, duke nisur që nga ky vit, për të vijuar më tej më 2009-ën me përfundimin e aksit Bulqizë-Bllatë-Ura e Çerenecit, me kosto të parashikuara nga buxheti i shtetit në rreth 1.2 miliardë lekë. Punimet në këtë rrugë do të prekin edhe segmentin Ura e Çerenecit-Peshkopi, me vlerë rreth 2.7 miliardë lekë, ndërsa afati i punimeve është parashikuar nga ministria në vitin 2011. Për ta mbyllur ciklin e punimeve, është parashikuar edhe ndërtimi i segmentit Bulqizë-Tiranë, me vlerë nga buxheti i shtetit në rreth 13 miliardë lekë. Si përfundim, Rruga e Arbrit do të jetë gati në vitin 2013, kurse në total kostoja e saj shkon në rreth 17 miliardë lekë.