E Shtunë, 31 Tetor 2026

40 vjet nga vizita e Nikson ne Kine

Kanë kaluar 40 vjet qëkur presidenti amerikan Richard Nixon zhvilloi vizitën historike në Kinë. Kjo vizitë shënoi fillimin e asaj që ekspertët thonë se është bërë një prej marrëdhënieve ndërkombëtare më të arrira dhe sfiduese të botës.
Vizita e presidentit, Richard Nixon në Kinë ishte një dramë aq e madhe në arenën botërore saqë vite më vonë, ajo u pasqyrua në një opera. Por të dhënat historike janë shumë më të thjeshta.
Presidenti Nixon mbërriti me 21 shkurt 1972, në një kohë kur dy vendet diplomatikisht ishin  shumë larg. Ai zhvilloi vetëm një takim me udhëheqësin Mao Cedong. Por në prag të përfundimit të vizitës, Nixon tha se ajo “ishte java që ndryshoi botën”.
Dy vendet nuk u pajtuan në shumë çështje, por ndan një shqetësim të përbashkët, Bashkimin Sovjetik.
Interesi i përbashkët i ndihmoi të dy vendet që të gjenin gjuhë të përbashkët. Kështu marrëdhëniet sino-amerikane u zgjeruan gjatë viteve, me zyrtarizimin e lidhjeve diplomatike në fund të viteve 70-të dhe hapjen e ekonomisë kineze nën ish-udhëheqësin, Teng Ksiaoping.
Tani, shqetësime të përbashkëta ushtarake, të drejtat e njeriut, tregtia dhe një numër çështjesh të ngutshme dominojnë marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›