Shembet kompleksi i Bin Laden

Pakistani ka prishur kompleksin ku forcat amerikane vranë kreun e Al Kaedës, Osama Bin Laden në qytetin veri-perëndimor Abbottabad. Udhëheqësi i rrjetit terrorist u qëllua për vdekje në kompleksin e tij më 2 maj të vitit 2011 pasi qëndroi i fshehur për disa vite. Banorët në afërsi të kompleksit kanë bërë me dije se autoritetet vendase e prishën atë pasi nuk donin që ajo të kthehej në një vend të shenjtë. Një zyrtar vendas tha për agjensinë e lajmeve “AFP” se e gjithë ndërtesa tre katëshe ishte shembur dhe vetëm muri i saj kishte mbetur i paprekur. Gjatë shkatërrimit të tij banorët dhe gazetarët nuk u lejuan të afroheshin.
Zyrtarët bëjnë me dije se kompleksi i është dorëzuar autoriteteve civile para se të fillonte operacioni i shembejes së tij. Ata thonë se shembja u vendos menjëherë pas vrasjes së Bin Laden, por ajo u shty kur qeveria ngriti një komision gjyqësor për të hetuar veprimtarinë nga forcat amerikane.