E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/ministri i Jashtëm italian vizitë në Kosovë

Prishtinë (start)-Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Alfredo Mantica do të takohet sot në Prishtinë me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Jashtëm, Skënder Hyseni, bëhet e ditur nga presidenca kosovare. Pas qëndrimit dje në Prishtinë të zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Daniel Fried, ardhja e diplomatit italian Mantica është edhe një tjetër vizitë në një kohë të bisedimeve në Prishtinë për dokumentin gjashtëpikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, të refuzuar nga institucionet e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›