Çfarë do të bëhet me Tiranën?
Arben Tafaj*
Me shqetësim të thellë dhe me ndjesinë që të prodhon e panjohura kemi ndjekur këto javë zhvillimet e fundit që kanë përfshirë maxhorancën dhe opozitën, Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës, të cilat janë përplasur me zhurmë mbi sheshin “Skënderbej” dhe zemrën e kryeqytetit. Shoqata Tirana, përfaqësuesja kryesore e banorëve të këtij qyteti dhe epiqendra e shoqërisë civile, kur flitet për fatin e kryeqytetit, ka qenë e përjashtuar nga ky debat.
Më duhet të sqaroj se qysh në fillim, me dëshirën e mirë për të mos bërë thjesht shou mediatik - pa kuptuar realisht çfarë po ndodhte, ne zgjodhëm të mos përfshihemi në këtë debat. Sot që gjërat janë relativisht më të lexueshme, unë jam këtu përpara jush për të shtruar një pyetje të re dhe për të gjetur një përgjigje të përbashkët dhe definitive ndaj dilemës: çfarë do të bëhet me Tiranën?
Të flasësh për Tiranën, sikur 600 mijë banorë jetojnë vetëm përreth sheshit “Skëndërbej” është ose produkt i një optike shumë të ngushtë, ose një alibi qëllimkeqe. Pa dashur të udhëheq diskutimet, unë mendoj se kjo qasje i shërben dikujt për të fshehur fatin tërësor të një qyteti, tashmë të vrarë. Të paktën në letër...
është e domosdoshme të pranojmë parimet kushtetuese të barazisë mes shtetasve, të cilët janë njëlloj të rëndësishëm për cilindo nivel pushteti, pavarësisht faktit nëse jetojnë në qendër apo në periferi. Jam këtu për të kërkuar rikualifikimin e këtij parimi thelbësor përmes përfshirjes se qytetarëve në këtë debat, i cili i tejkalon metrat katrorë të një sheshi, sado mbarëkombëtarë të jetë emri i tij. Jam këtu për të thënë se qytetarët e Tiranës kërkojnë një përgjigje.
Shoqata Tirana është përfaqësuese e të gjithë atyre që e konsiderojnë këtë qytet si stacionin e të ardhmes së fëmijëve të tyre. Shoqata Tirana nuk është muzeu njerëzor i këtij qyteti; ajo është vetëdija e tij e re publike, zëri i saj, fytyra e saj. Për këtë arsye, ne po flasim sot – ashtu siç folëm dje, mbi rrënojat e një historie që mund të ishte varrosur njëherë e përgjithmonë, në kërkim të një përgjigjeje, e cila e sheh qytetarin e Tiranës si subjekt, jo thjesht si objekt. është për të ardhur keq dhe dua ta theksoj se gjithnjë e më shpesh ne si qytetarë jemi viktima të surprizave qeverisëse të autoriteteve lokale. Jemi preja e tekave dhe e interesave afat-shkurtra, që edhe pse me tagër të kufizuar termash elektorale, prodhojnë pasoja jetë-gjata dhe të pakthyeshme.
Kemi lagje të tëra banesash ku nuk hyn me as zjarrfikësja, as ambulanca. Kemi ndërtuar pallate prej ku të vdekurit duhet të dalin në këmbë, se nuk i zënë shkallet. Kemi toleruar një hordhi’ deformimesh në distanca dhe në rregulla urbanistike ndërtimi, nuk kemi rrugë të mjaftueshme për trafikun dhe as trotuare për njerëzit, jetojmë në kushtet e konstipacionit urban, kemi lejuar të ndodhë e paimagjinueshmja dhe tani dikush thotë se problemi ynë është sheshi “Skënderbej”.
Jo zotërinj! Jo dhe Jo. Problemi ynë është gjithë Tirana. Sheshi është zemra e tij, por jo e gjithë Tirana.
Jam i detyruar ta them se unë besoj se sheshi “Skënderbej” është vetëm maja e ajsbergut. Plani rregullues i Tiranës dhe e ardhmja e saj urbane, janë trupi i madh dhe ende i palexueshëm i një kërcënimi po aq madhor e i padukshëm, që nëse lejohet të pluskojë në heshtje rrezikon të na mbysë të gjithëve si Titanikun.
është koha të kërkojmë transparencë. është koha të kërkojmë sqarime. është koha të flasim në emër të së drejtës kushtetuese për barazi përpara ligjit, që nënkupton Kodin, i cili përkufizon të ardhmen tonë.
Unë mund të përmend këtu njëmijë probleme urbane që vlejnë për jetën e qytetarit tiranas me shumë sesa e ardhmja e sheshit “Skënderbej”. Ato meritojnë të marrin përgjigje përpara fillimit të diskutimit mbi fatin e kullave të reja apo piramidës nostalgjike të projektuar mbi këtë shesh.
Qytetarët e Tiranës, kur të mendojnë për sheshin “Skënderbej” duhet ta shohin atë si pjesë integrale të qytetit të tyre, jo si një arnë mbi fletoren elektorale të kryetarit të radhës apo si një çështje që nuk ju përket më.
Të flasësh sot për sheshin ose vetëm për Sheshin është t’i mbash sytë mbyllur dhe të mos pranosh të përballesh me të ardhmen e qytetit në tërësi. Dhe kjo është e palejueshme. Kjo nuk do të mund të ndodhë. Ne jemi këtu për të kërkuar një përgjigje dhe për ta gjetur atë.
Qytetarët e Tiranës nuk mund të jenë peng i një procesi politik mosmarrëveshjesh ndër-institucionale. Qytetarët e këtij qyteti nuk mund të marrin përsipër të shërbejnë as si subjekt negociatash për të zbutur konfliktet e sajuara nga një palë, për të fituar atë që mund të fitohet në kurriz të një kryeqyteti – edhe kështu të masakruar mjaftueshëm.
Ftoj të gjitha palët të ulen në tryezë me ne dhe të flasin hapur, qartë, të flasin dhe të dëgjojnë zërin e qytetarëve që duan të qeverisin. Ai që nuk dëgjon, nuk qeveris. Sundon. Dhe ky qytet nuk i pranon sundimtarët. Në kohën ku jetojmë është e domosdoshme që vendimet që përfshijnë këtë qytet të jenë legjitime. Pa mbështetjen publike, asnjë vendim nuk mund të jetë i tillë.
Tirana është qyteti ynë i përbashkët, është mjedisi i fatit tonë të përbashkët, është fitorja e vetme që mund të kemi nëse vendosim të punojmë bashkë ose humbja e madhe e përbashkët. Për sa kohë duhet të bashkëjetojmë, duhet të bashkëqeverisim. Në mirëkuptim dhe në paqe, në harmoni dhe me drejtësi. Jashtë këtyre parimeve nuk ka tolerancë. Dhe aty ku s’ka tolerancë, nuk ka as paqe sociale, dhe as progres.
*Kryetar i shoqatës “Tirana”