Legalizimet, familjet që marrin tapitë në 4 qarqe
Gazeta vijon sot me botimin e pjesës së dytë të listave të legalizimeve, me emrat e përfituesve në katër qarqe të vendit Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier. Dy ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi projektvendimin mbi kalimin e pronësisë të parcelave ndërtimore për 11 qarqe. ALUIZNI ka përfunduar përgatitjen e dosjeve tekniko-ligjore dhe tani mbetet që nga ana e qytetarëve të bëhet shlyerja e detyrimit. Ligji i legalizimeve lejon që për parcelat ndërtimore, detyrimi të shlyhet deri në 70% të tij me bono privatizimi, por për këtë duhet bërë kërkesa specifike nga ana e qytetarëve. Agjencia e Legalizimeve bën me dije se ka përshpejtuar ritmet e punës për zbatimin e procedurave për kalimin e pronësisë së parcelave ndërtimore nga shteti tek poseduesit e objekteve informale dhe do të vazhdojë me publikimin e emrave të përfituesve.
LISTEN E PLOTE , MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF