E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta prezanton kandidatët për deputetë në tre njësi bashkiake të Tiranës

Kreu i LSI-së në takimin që ka zhvilluar me banorë dhe simpatizantë të njësisë 5, 8 dhe 3 në Tiranë ka premtuar se kjo forcë politike me Planin për Veprim ka programin më konkret për punësimin e njerëzve. Sipas tij, programi i LSI është i vetmi program shkencor, realist dhe konkret, që zgjidh problemet e punësimit. Duke folur për Planin për Veprim, Meta u shpreh se ajo që shqiptarët presin prej kësaj force politike është punësimi dhe ulja e kostos së jetesës. Programi i LSI është i vetmi program shkencor, realist dhe konkret, që zgjidh problemet e punësimit. LSI ka programin më të qartë për uljen e kostos së jetesës, nënvizoi Meta. Mes qindra banorëve që mbështesin LSI-në, Meta prezantoi Planin për Veprim dhe kandidatët e LSI-së për deputetë në këto njësi minibashkiake, të cilët punën e tyre e kanë përqendruar në këto zona. Lideri i LSI-së, në mes entuziazmit dhe duartrokitjeve të qindra përkrahësve dhe mbështetësve, shprehu bindjen e tij se kandidatët e LSI-së janë ata që do të përfaqësojnë denjësisht shqiptarët në Kuvendin e ardhshëm. Banorët e këtyre zonave shprehën bindjen se shqiptarët në 28 Qershor, do të votojnë për LSI-së, si të vetmen forcë politike që do të largojë varfërinë, do të sjellë mirëqenie dhe do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›