Çfarë vitrine!
• Skënder Minxhozi
Në një fabul të njohur thuhet se një herë ujku iu sul gomarit, duke e kafshuar Në një fabul të njohur thuhet se një herë
ujku iu sul gomarit, duke e kafshuar nga pas. Kafsha e gjorë nxori nga goja atëherë shprehjen proverbiale “ishalla jam në ëndërr”! Një gjë e ngjashme po na ngjet me N.Y Times-in, vetëm se në rolin e gomarit këtë radhë nuk është vetëm kryeministri apo maxhoranca e tij, por të gjithë ne. Sepse, pa e fryrë aspak peshën dhe rëndësinë që ka dalja në faqe të parë të gazetës më të madhe në botë, duhet të themi se dje na ka ndodhur diçka e tmerrshme për imazhin e vendit tonë, diçka që nuk ka ministri apo program qeveritar promovimi, që ta përmirësojë. Kemi qenë në duart e rreth 1.5 milionë njerëzve në SHBA dhe kudo në botë (pa llogaritur miliona të tjerë që frekuentojnë versionin online), një pjesë e vogël e të cilëve vendosin këto orë, në një mënyrë a një tjetër, edhe për fatin e Shqipërisë modeste.
Dështimi shqiptar ka zbritur dje në vitrinën e shtypit amerikan. Na kanë nxjerrë në faqen e parë të gazetës më të madhe për korrupsion, pikërisht ata që më 2005 erdhën në pushtet me premtimin se do t’i jepnin dërrmën kësaj të keqeje që s’po shkulet. E për këtë dështim spektakolar, mesa duket edhe një herë gishti po drejtohet jo nga vetja, por nga “lajmësi”, për të folur me terminologji kanunore. Por a është e vërtetë që na qenka botuar një “shpifje” për Shqipërinë në N.Y Times? A është e mundur që pas këtij shkrimi tejet kritik, të fshihet një lozhë antishqiptare? Eshtë thuajse e pamundur që një gazetë e tillë prestigjioze të vihet në lëvizje nga një manipulim apo nga ndonjë skemë mafioze apo politike. Eshtë edhe më e pamundur që po kjo gazetë t’i japë titullin kryesor të numrit, një informacioni që vjen në formën e një shpifjeje me burim ballkanik apo shqiptar, siç tentoi ta paraqesë kryeministri. Media si N.Y Times janë feneri i standardeve të shtypit në botë, ato kanë rrëzuar qeveri dhe presidentë edhe brenda SHBA-ve, duke imponuar rregullisht të drejtën e informimit përballë të drejtës së shtetit (raison d’Etat). Me 59 çmime Pulitzer të fituara deri më sot, gazeta, e themeluar më 1851, është në majën e listës së organeve botërore të shtypit, si me numër kopjesh, por më e rëndësishmja, edhe si pikë reference e politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare. Eshtë një traditë solide dhe e pakundërshtueshme që një lajm i botuar në këto institucione të vërteta të shtypit botëror, të merret i mirëqenë dhe të analizohet e peshohet me shumë kujdes nga qeveri, agjenci dhe institucione në të gjithë globin. Sjellja emocionale e zotit Berisha dhe krahasimet e tij banale e amatoreske, nuk e prekin asfare thelbin e problemit, i cili përmblidhet në një frazë të vetme: Ndodhemi të skeduar botërisht në një histori të pisët trafiku!
“E keqja” me emrin N.Y Times nuk luftohet duke hedhur gurë mbi të. Një situatë e tillë merret me qetësinë që sugjeron impakti global që ka tashmë lajmi mbi trafiqet shqiptare të armëve dhe zyrtarët e implikuar në to. Rregullisht betejat e pushtetit me median i ka fituar kjo e fundit. Aq më tepër kur në përplasje vjen një shtet i vogël e plot pikëpyetje mbi imazhin e vet, si Shqipëria, me një gazetë që për vendin tonë nuk ka shkruar thuajse asnjëherë në faqe të parë. Zoti Berisha ka pranuar se i ka dërguar një letër gazetës njujorkeze. Ai ka pretenduar gjithashtu se gazetari që ka takuar ministrin e Mbrojtjes Mediu në fund të vitit të shkuar, nuk është më në detyrë (Nicholas Woods), ç’ka nuk është e vërtetë. Në këtë parashtrim faktesh, po të lexojmë artikullin e N.Y Times, sot na del se në sytë e redaksisë ka rezultuar më e besueshme pala e akuzatorëve, sesa ajo e qeverisë. Kësisoj mund të shpjegohet edhe mllefi i hatashëm i zotit kryeministër me vetë gazetën.
Ka vend ndërkaq për të reflektuar në këtë amulli që krijoi rishtazi artikulli i N.Y Times, për motivet dhe përse-në e botimit të këtij shkrimi kaq problematik, në një moment kur nga Samiti i Bukureshtit na ndajnë vetëm pak ditë. Kryeministri e gjeti mjaft komod shpjegimin foshnjor të këtij hapi nga ana e N.Y Times, me manipulimet dhe demarshet e një mafieje të papërcaktuar mirë nga ana e tij. Sipas asaj që na tha zoti Berisha, një grup njerëzish, një miks mafiozësh me një grup nostalgjikësh anti-NATO, paskan investuar për të penguar marrjen e ftesës shqiptare për në NATO. Një pretendim i pabazë po të shihet se, në artikullin e N.Y Times, afera shqiptare nuk është kryesorja. Eshtë e vështirë të besohet se gjashtë gazetarë të N.Y Times kanë punuar disa muaj në çdo cep të globit, për të larguar nga detyra Berishën, Mediun, Pinarin apo për të dëmtuar biznesin e Delijorgjit. Kjo duket e pabesueshme dhe qesharake. Nëse do të duhej të shihnim se kundër kujt është kurdisur ky rreng, kjo do të ishte padyshim qeveria amerikane, ndaj të cilës ngrihen akuza shumë të rënda për përdorimin e fondeve që lidhen me furnizimet me armë të vendeve aleate. Vetëm në plan të dytë, bashkë me një histori çeke, shfaqet afera shqiptare. Dihet tashmë se N.Y Times po hulumton prej muajsh për këtë histori që ka si epiqendër jo MEICO-n, Berishën apo Delijorgjin, por firmën amerikane AEY dhe agjencitë shtetërore amerikane që e kanë futur atë në vallen e armatimeve. Çdo “kurban” tjetër brenda shkrimit, është në funksion të zbulimit të këtij mekanizmi korruptiv të ngritur brenda territorit të SHBA. Për pasojë, “komploti” antishqiptar i Bukureshtit, ngjan si një teori e stisur keq dhe në minutën e fundit nga qeveria jonë.
Mjaft shpesh gjatë muajve të fundit kemi bërë një ushtrim të thjeshtë dietrologjie, ose kthimi pas. Jemi përpjekur të imagjinojnë se çfarë do të kishte ndodhur me grupimin që sot është në qeveri, sikur Gërdeci, shkrime si ky i djeshmi apo skandale të tjera me rezonancë kombëtare, t’i kishin ndodhur një maxhorance tjetër politike, me zotin Berisha përballë. E kemi të lehtë ta shohim me sytë e mendjes kreun e PD dhe bashkëpunëtorët që sot ulen në panelin komod të qeverisë në parlament, duke thyer karrige e duke shkulur mikrofona, duke u tërhequr zvarrë nëpër bulevard me qirinj apo duke yshtur turmat për të rrëzuar qeverinë. Për fatin e mirë të të gjithëve, asgjë e tillë s’po ndodh. Po ndodh thjesht një proces i rrezikshëm dëmtimi i imazhit të vendit për shkak të një historie korrupsioni dhe paralelisht me të, po konsumohet gafa e radhës e një qeverie shqiptare, përballë një tërheqjeje veshi “planetare”. Ndoshta këto të dyja janë motivet e vërteta për t’u dëshpëruar me botimin e shkrimit që ktheu përmbys politikën shqiptare. Pjesa tjetër është vetëm llafe.