Vrau në bilardo adoleshentin, burg përjetë
• VLORE - Prokuroria kërkon burg përjetë për autorin e vrasjes së një adoleshenti dhe plagosjen e një tjetri, ndodhur një vit më parë.
Në seancën e djeshme, të parafundit për të pandehurin Julian Isufi, organi i akuzës ka kërkuar dënimin maksimal. Gjatë seancës akuza ka kërkuar nga trupi gjykues i kryesuar nga Klodiana Gjyzali, burgim të përjetshëm për 25-vjeçarin Isufi për akuzat e "vrasjes", "plagosjes" dhe të "armëmbajtjes pa leje". Ndërsa pala mbrojtëse ka kërkuar lehtësim të dënimit, pasi sipas saj, në kohën që ka kryer krimin 25-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur, është vetëdorëzuar në polici pas disa orësh, si dhe ka pranuar kryerjen e krimit. Mësohet se seanca e radhës, ku trupi gjykues do të japë vendimin përfundimtar do të zhvillohet pas disa ditësh. Julian Isufi akuzohet për vrasjen e Klodian Litajt, 17 vjeç dhe plagosjen e Ilmi Nuhajt mbrëmjen e 20 gushtit të vitit të kaluar. Gjatë gjithë ditës para krimit, Isufi, nën shoqërinë e një shoku të tij, ka konsumuar alkool që prej orëve të mesditës në një nga baret e qytetit. Rreth orës 21:00 të mbrëmjes, nën efektin e alkoolit, ata kanë debatuar dhe goditur me grushte një taksist në afërsi të portit. Më pas kanë kaluar në një bilardo dhe sërish kanë debatuar me disa persona që ndodheshin aty, ku kanë shkëmbyer sharje dhe fyerje. Pas denoncimit që ka bërë taksisti në polici, një patrullë ka ndaluar dy të rinjtë, por Isufi ka arritur të largohet. Pasi ka marrë një armë automatike në shtëpinë e tij, ai është kthyer sërish te bilardoja në orën 02:00, ka zbrazur karikatorin e armës së tij pa zbritur nga makina në drejtim të bilardos dhe më pas është larguar. Nga plumbat kanë mbetur të plagosur dy klientë të bilardos, Klodian Lutaj dhe Ilmi Nuhaj. Ata janë dërguar urgjent në spital, por Lutaj, 17 vjeç, ka gjetur vdekjen, ndërsa Nuhaj i ka mbijetuar vdekjes. Në orët e mëngjesit Isufi është vetëdorëzuar në polici, ku ka pranuar krimin e rëndë, por duke e cilësuar tashmë si një vrasje të ndodhur në gjendje të dehur dhe jo me paramendim. q.b
Deklarata në polici
Pas dorëzimit në polici, Isufi ka deklaruar ngjarjen. "Nuk qëllova për të vrarë asnjë person, por doja vetëm t'i trembja, që të mos më shanin dhe ofendonin më. Sapo më doli pija e kuptova se çfarë kisha bërë. Iu luta Zotit që të mos kisha vrarë njeri, por mora vesh nga të afërmit e mi se kisha shkaktuar viktima", ka pohuar ai para policëve.