Banda e Durrësit, rrëzohet gjykimi i shkurtuar, ndahet dosja e Gashit
• TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda veçoi dje gjykimin për Bujar Gashin, të pandehurin e "Bandës së Durrësit" pas kërkesës së Prokurorisë për tërheqjen e dokumentacionit në ngarkim të tij.
Gjykata e rrëzoi kërkesën e Prokurorisë, ndërsa urdhëroi që dosja të fotokopjohet dhe të bëhet një fashikull i veçantë. Shkak për këtë kërkesë u bë fakti se Gashi, i hetuar në mungesë, ishte ngatërruar me një person tjetër gjatë hetimeve, ndërsa kur çështja mbërriti në gjyq dhe togat e zeza bënë verifikimet, rezultoi se Gashi që dyshohet se kishte kryer krime për llogari të "Bandës së Durrësit" ishte një tjetër person. Duke i paraprirë kërkesës së mbrojtësve se hetimi për Gashin ishte i paplotë, Prokuroria kërkoi të tërhiqte dosjen në ngarkim të tij dhe të kryente veprime të tjera, ndërsa gjykata e rrëzoi këtë kërkesë dhe vendosi të veçonte gjykimin. Po dje Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesat e tre të akuzuarve si atentatorë të Lul Berishës, Altin Ollonit, Spartak Kalthit e Selman Hetit për aplikimin e gjykimit të shkurtuar në ngarkim të tyre. Të tre të rinjtë, sipas mbrojtësve të tyre, akuzohen se për llogari të Endrit Dokles, rivalit të Lul Berishës brenda bandës, kanë tentuar të vrasin këtë të fundit. Në të gjitha rastet atentatorët kanë dështuar, ndërsa fati ka shpëtuar Berishën nga vdekja, edhe pse drejt tij janë derdhur dhjetëra plumba. Kërkesa e fundit që u shqyrtua dje ishte ajo e avokatëve mbrojtës të të pandehurve për rrëzimin e dëshmisë së të penduarit të kësaj bande, Adriatik Coli. Për këtë gjykata u rezervua të shprehej gjatë gjykimit ose në vendimin përfundimtar. Procesi në ngarkim të të akuzuarve si anëtarë të dy pjesëve rivale të "Bandës së Durrësit" ka nisur që nga qershori i vitit të kaluar. fa.ma