Kondi gjyq Gabës pa vendimin e KLD
• Gjykata e Lartë filloi shqyrtimin e shkarkimit të Gjinovefa Gabës pa pasur vendimin e zbardhur të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Fatos Mahmutaj
Çdokush që ankohet në gjykatë për një vendim duhet të paraqesë vendimin për të cilin ankohet. Në rastin e Gjinovefa Gabës, KLD-ja konfirmoi se vendimi për shkarkimin e saj nuk është zbardhur ende. Ngutja për të zhvilluar sa më parë procesin, në momentin kur kryegjyqtarit shqiptar Thimio Kondi dhe gjashtë kolegëve të tij u kanë mbetur vetëm pak ditë nga mandati, duket se është një tjetër element që tregon paracaktimin e vendimit të pritshëm në favor të Gabës. Mesditën e sotme, Gjykata e Lartë ka vendosur të shpallë vendimin, edhe pse dy palët e paditura në proces, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Ministria e Drejtësisë kërkuan që të mos zhvillohej gjyqi përpara Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, derisa Prokuroria të dalë me një konkluzion nga hetimet që po kryen ndaj Gabës, nën akuzat "shpërdorim detyre" dhe "falsifikim dokumentesh". Sipas ligjeve në fuqi, është e pamundur që të zhvillohet një proces civil, përderisa një proces penal i bashkëlidhur me të, të jetë ende në hetim nga Prokuroria. Duke kërkuar zbatimin e drejtë të ligjit procedural, përfaqësuesit e KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë i kanë kërkuar Kolegjeve të Bashkuara të presin vendimin e Prokurorisë për përfundimin e hetimeve dhe pastaj të nisin këtë proces, por Gjykata e Lartë duke e paragjykuar procesin dhe paracaktuar vendimin në favor të Gabës, ka shpejtuar të dëgjojë pretendimet e ish-kryetares së Apelit Vlorë dhe dy ish-vartësve të saj, Sokol Ngresi e Vasil Hanxhari.
Procesi
Dy ditë më parë Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë nisën shqyrtimin e padisë së Gabës dhe dy ish-vartësve të saj të shkarkuar nga detyra pak javë më parë, pasi u gjetën me shkelje të shumta ligjore në dosjet dhe në punën e tyre. Një inspektim i bërë në verë të vitit të kaluar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, për kohën qershor 2004 - qershor 2007, zbuloi se dosjet e gjykuara nga Gaba dhe vartësit e saj në këtë gjykatë përmbanin shpikje të rënda ligjore, të patolerueshme. Duke i analizuar shkeljet, inspektorati i komunikoi ministrit të Drejtësisë se Gaba kishte abuzuar me ligjet në 15 dosje. Pas kësaj inspektorati i kërkoi ministrit nisjen e procedimit disiplinor për shkarkimin e kryegjyqtares së Apelit të Vlorës nga detyra. E njëjta gjë iu kërkua edhe për pesë gjyqtarë të këtij institucioni, nga të cilët janë shkarkuar tre dhe pritet të shkarkohen nga KLD-ja edhe tre të tjerë.
Shkarkimi
Më 31 janar të këtij viti, KLD-ja vendosi me tetë vota pro dhe tre kundër shkarkimin e Gjinovefa Gabës si gjyqtare dhe kryetare e Apelit të Vlorës. Gjatë asaj mbledhjeje, kreu i Këshillit, Presidenti i Republikës mungoi, ndërsa ia kishte deleguar kompetencat zëvendëskryetarit Kreshnik Spahiu, i cili e drejtoi mbledhjen. Kurse kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi, u largua nga mbledhja në momentin që nisi shqyrtimi i kërkesave për procedim të bërë nga ministri, duke argumentuar se kishte konflikt interesi, pasi do të kryesonte Kolegjet e Bashkuara që do gjykonin ankesën e Gabës. Pra, në njëfarë mënyre Kondi e paragjykoi vendimin e KLD-së duke parashikuar shkarkimin e Gabës nga detyra, me një vendim të shumicës së KLD-së dhe përgatitjen për kthimin e saj në postin e mëparshëm nga Gjykata e Lartë në një vendim të pritshëm në favor të saj paraditen e sotme, i cili parashikohet lehtë, duke marrë parasysh zellin e Kolegjeve të Bashkuara për të gjykuar kërkesën e Gabës, ende pa pasur në dorë dokumentet e plota. Shkarkimin e Gabës, KLD-ja e argumentoi me faktin se ajo ka shkelur ligjin material dhe procedural në dosjet e gjykuara. Me vendimin e sotëm Gjykata e Lartë pritet t'i japë përgjigje akuzave të bëra ndaj Gabës nga dhjetëra qytetarë, KLD-ja e Ministria e Drejtësisë, Presidenti i Republikës dhe OSBE-ja si dhe dyshimeve se në fakt vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë tashmë dhe seanca e sotme do të jetë krejt formale për rikthimin e Gjinovefa Gabës, e cila sipas KLD-së kishte cenuar rëndë imazhin dhe reputacionin e gjyqësorit shqiptar.
Procedimi
Bashkë me ish-shefen e tyre, në mbledhjen e 31 janarit të KLD-së u dëgjuan edhe dy gjyqtarët e Vlorës, Sokol Ngresi dhe Vasil Hanxhari, të cilët u shkarkuan më vonë. Këta u akuzuan se kanë shkelur ligjet në çështjet e gjykuara, ndërkohë në mjaft dosje kanë gjykuar bashkë me ish-shefen e tyre, Gaba dhe kanë bërë të njëjtat gabime si ajo. Gjatë shpjegimeve këta pretenduan se ndaj tyre duhej të vendosej një masë më e lehtë, pasi kishin firmosur për mirëbesim në vendimet e çështjeve të kryesuara nga Gaba.
Libri i bardhë
Gjatë mbledhjes së 31 janarit të KLD-së, doli edhe fakti se në Gjykatën e Apelit të Vlorës janë grisur fletë nga Libri i Bardhë, në të cilat qytetarët kishin shënuar vërejtjet e tyre për ish-kryegjyqtaren Gaba. Pas veprimeve të kryera nga inspektorati, rezultoi se në njërën faqe të librit, e cila rezulton e grisur, një qytetar akuzonte Gabën për abuzime në çështjen e tij dhe kishte lëvduar KLD-në me anë të një bejteje. Pas kësaj gazetarët vlonjatë gjetën gjurmët e fletës së grisur nga një dorë e kujdesshme.
Anëtarët e Gjykatës së Lartë, Topi nis procedurat për përzgjedhjen
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka nisur procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj për vendet vakant në Gjykatën e Lartë. Lajmi bëhet i ditur nga institucioni i kreut të shtetit, ku në ueb-siten zyrtare është publikuar njoftimi se ka nisur procesi i përzgjedhjes së kandidatëve. "Drejtoria e Informimit Publik e Institucionit të Presidentit të Republikës bën të ditur se kryetari i shtetit ka nisur procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj për vendet vakant në Gjykatën e Lartë", thuhet në njoftimin zyrtar, ndërsa shtohet më tej se "njoftohen të gjithë personat e interesuar se afati i fundit për të paraqitur kërkesën pranë institucionit të Presidentit është data 10 prill 2008". Prej disa muajsh është bërë e ditur se 7 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, përfshi kryetarin e këtij institucioni, Thimio Kondi, u kanë mbetur vetëm pak javë nga mandati i tyre prej gjyqtari. Pas kësaj u mbetet këtyre ose të zgjedhin largimin nga gjyqësori, ose të punojnë si gjyqtarë në Gjykatat e Apelit apo Faktit. Në njoftimin e djeshëm të institucionit të Presidencës, pohohet se Presidenti Bamir Topi e vlerëson si mjaft të rëndësishëm procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës së Lartë, e veçanërisht transparencën e kësaj vendimmarrjeje për publikun. "Në funksion të këtij synimi, pas kësaj date, emrat e kandidatëve do të bëhen publikë dhe Presidenti i Republikës do të nisë konsultimet me grupet profesionale si dhe aktorët politikë".