E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet mat si anti-shqiptar Bollano, hoqi tabelat në gjuhën shqipe në Himarë



VLORE - Pas dhjetëra akuzash dhe denoncimesh në media, prokuroria shqiptare vendosi të lëvizë për të proceduar penalisht kryetarin e bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Prokuroria e Vlorës, pas hetimeve disamujore, ka dërguar në gjykatë në cilësinë e të pandehurit kryebashkiakun Bollano. Në tetorin e vitit të kaluar, ai ka urdhëruar policinë bashkiake të Himarës që të heqë tabelat orientuese nëpër rrugët e bregdetit, dhe i ka zëvendësuar ato me tabela të shkuara në greqisht. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga burime zyrtare pranë Gjykatës së Vlorës. Sipas tyre, Vasil Bollano, është marrë i pandehur nga prokuroria për heqjen e sinjalistikës rrugore nga fshati Qeparo deri në Qafë- Llogara. Çështja ndaj tij do të gjykohet nga gjyqtari Shkëlzen Selimi. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se në drejtim të Bollanos kanë mbërritur ankesa prej banorëve të zonës, të cilët kanë njoftuar prokurorinë për dëmin e shkaktuar në heqjen e tabelave orientuese në aksin Qeparo-Qafë Llogara. Nga verifikimi ne terren rezultoi se prej veprimeve që ka bërë kryebashkiaku, është shkaktuar edhe një dëm ekonomik prej 21 milionë lekësh, për të cilën Bollano duhet të japë llogari para gjykatës së Vlorës. Vetë Bollano ka pohuar gjykatë se i ka hequr tabelat, duke shtuar se ato duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe greke. Sipas pretendimeve të tij, kjo zonë është e banuar nga minoritarë grekë. Vasil Bollano është kryetari i organizatës OMONIA, e cila ushtron veprimtarinë e saj në disa zona të banuara nga popullsi minoritare greke, në Jug të Shqipërisë.

30 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›