I japin 4 ditë leje të denuarit, vjedh 80 mijë euro dhe zhduket
DURRËS – I kanë dhënë disa ditë leje për sjellje të mirë në burg, por sapo ka lënë qelinë, ka kryer një tjetër vepër penale, për të cilën pritet të ndëshkohet edhe me disa vjet burgim. Klodian Mera, i cili vuante dënimin në burgun e Shën Kollit, pasi drejtoria e këtij institucioni i kishte dhënë 4 ditë leje, e ka shfrytëzuar këtë kohë për të kryer një vjedhje në bashkëpunim. Burimet policore të Durrësit bëjnë të ditur se Mera bashkë me tre shtetas të tjerë Afërdita Lelaj, Jashar Meta dhe Lefter Xhelozi vodhën në një pikë të tregtimit të mermerit rreth 80 mijë euro. Por, i dënuari është prangosur mbrëmë nga policia. Tashmë Klodian Mera së bashku me 3 bashkëpunëtorët e tij akuzohen për vjedhje në bashkëpunim. Ndaj katër të ndaluarve kanë nisur hetimet prej organit të prokurorisë.
30 Maj 2008