Çifti historik i "Woodstock"
Nick e Bobbi Ercoline u fotografuan gjatë festivalit të vitit 1969 dhe fotoja e tyre, të përqafuar nën një mbulesë, u zgjodh mes shumë të tjerave si kopertina e albumit. Sot, pas kaq vitesh të martuar, janë rikthyer në të njëjtin vend për të ringjallur atë fotografi
Tri ditë paqe e muzikë, ndërsa për Nick dhe Bobbi Ercoline ishin tri ditë dashurie. Një dashuri që më pas do të zgjaste përjetë. Ai që u quajt festivali i përsosmërisë, skena nga ku lindi një kolonë e re zanore për Shtetet e Bashkuara dhe botën, për një çift të ri amerikan simbolizonte hapin e parë drejt një historie të gjatë dashurie, e cila vazhdon edhe pas 40 vjetësh.
Asokohe, kur dy të rinjtë ishin 20 vjeç, erdhën në Bethel (qyteti i vogël rural ku u zhvillua festivali i radhës së "Woodstock") për ta ndjekur evenimentin në rimorkion e një kamioni. Pas dukej rruga e pluhurosur e fshatit, ndërsa përpara tyre po hapej padashur një vend në histori, sepse dy të dashuruarit, që kishin vetëm tre muaj të lidhur, u bënë imazhi i festivalit falë një shkrepjeje të fotografit Burk Uzzle: të përqafuar nën një mbulesë, nën sfondin e një fushe të mbushur me të rinj që flinin. Nick dhe Bobbi ishin dy të rinjtë që u shfaqën fillimisht në kopertinën e revistës "Life", më pas u bënë imazhi i albumit të "Woodstock" në vitin 1970 dhe më vonë i shumë kartolinave e posterave.
Sipas fotografit Burk Uzzle, i intervistuar nga revista muzikore amerikane "ReZoom", ajo ishte një fotografi e shkrepur në pak sekonda, por e destinuar ta ndalonte një moment kohën.
"Në atë periudhë punoja për ‘Newsweek‘ dhe kisha dëshirë të shkoja në festivalin e ‘Woodstock‘ me gruan dhe fëmijët për ta jetuar nga afër atë eveniment. Ndërkohë që pjesa tjetër e reporterëve fotografonte skenën, unë shëtisja mes të pranishmëve", tregon ai.
Kështu, gjatë shfaqjes së "Jefferson Airplane", Burk u ndesh me Nick-un dhe Bobbi-in. Në këmbë, mes qindra personave të shtrirë në lëndinë, dy të rinjtë shkëmbyen një shikim dhe filluan ta përqafonin njëri-tjetrin nën ngrohtësinë e një mbulese.
Po kështu, të përqafuar në një mbulesë, sot dy 60-vjeçarët kanë pozuar për të përditshmen "New York Daily News". Bobbi mban ende syze, ndërsa flokët e gjatë e të zinj si hipi i kanë lënë vendin një prerjeje të shkurtër. Nick, që dikur kishte shumë kaçurrela, sot është i thinjur dhe i qethur shkurt si të gjithë burrat e moshës së tij. Mbulesa që i mbulon nuk është më ajo e vitit 1969, por një tjetër.
Ai imazh dashurie dhe mbrojtjeje duket sikur i solli shumë fat çiftit, që menjëherë pas festivalit u fejuan dhe në vitin 1971 vendosën të martoheshin.
Me rastin e 40-vjetorit të "Woodstock" dhe shumë festave që bota po i atribuon këtij festivali historik, çifti, tani mjaft i famshëm, është kthyer sërish në skenë.
"Atëherë nuk e dinim se na kishin fotografuar. E kuptuam vetëm kur pamë kopertinën e albumit ‘Woodstock‘. Ishim ne të dy të përqafuar", tregon Nick. "Në fillim nuk e kuptuam rëndësinë e asaj fotografie", shton Bobbi. "E vetmja gjë që nuk koincidoi me suksesin e fotos, ishte fakti se m‘u desh t‘u tregoja prindërve të gjithë të vërtetën, të cilët nuk e dinin që unë kisha marrë pjesë në festival".
Sot Bobbi punon në shkollën fillore të Pine Bush, ndërsa Nick për "Orange County". Jetojnë ende aty, 30 minuta larg Bethelit dhe kanë dy fëmijë, Matthew e Luke, përkatësisht 30 dhe 27 vjeç. Në një nga muret e kuzhinës qëndron e varur fotografia historike e vitit 1969. "Mendoj se mes mijëra shkrepjeve të atyre tri ditëve, fotografia jonë u zgjodh sepse mishëronte paqe, pikërisht ashtu siç ishte edhe shpirti i atij evenimenti. Është përfaqësimi i një brezi. Kur shoh atë fotografi, nuk shikoj veten dhe Bobbi-in, por brezin tonë. Ishte një ngjarje unike, diçka që nuk do ta shohim më kurrë. E jashtëzakonshme...", përfundon Nick.
Historia
Në gusht të vitit 1969, në Beethel u zhvillua festivali rok "Woodstock Music and Art Fair", i cili hyri në histori për numrin e madh të të rinjve që vinin nga e gjithë bota për të dëgjuar yjet e rokut, të cilët luanin mbi një skenë të vogël në mes të lëndinës. Për tri ditë e tri net, të rinjtë e pranishëm mbushën fushën e madhe para asaj skene të vogël për të dëgjuar grupe dhe këngëtarë të famshëm si Jimi Hendrix, Janis Joplin, grupin "Who", "Crosby Stills Nash & Young", Jefferson Airplane, Santana. Shumë prej spektatorëve ishin të rinj, por kishte edhe burra dhe gra me fëmijët e tyre, përfaqësuesit e një prej lëvizjeve më të mëdha paqësore që e kundërshtonin luftën e Vietnamit.
Ekspozita e "Woodstock" ishte e mbushur me fotografi, video dhe instalime audiovizive, ku muzika përzihej me kërcime, ngjarje të ndryshme dhe ekzibicione, në të cilin të gjithë pjesëmarrësit mund të shpreheshin në liri të plotë.