E Diel, 1 Nëntor 2026

Cunami i 700 viteve më parë, më tragjiku në historinë e njerëzimit

Cunami, që goditi një
pjesë të mirë të vendeve
të Azisë dhe Afrikës, në
dhjetor të vitit 2004 dhe që shkaktoi
tronditje të mëdha dhe
dëme të mëdha në njerëz, nuk
ishte i vetmi shkatërrimtar i të
tilla përmasave në këtë rajon.
700 vjet më parë një megacunam
goditi brigjet juglindore
të Azisë. Ky është zbulimi i dy
skuadrave të arkeologëve, që ka
kohë që po analizojnë të dhënat
dhe faktet e marra në brigjet e
rajonit të mësipërm. Studiuesit
në Tajlandë dhe Indonezi kanë
shkruar dy artikuj në revistën
"Natyra" për cunamin e viteve
1400, shumë kohë para epokës
së regjistrimeve sizmike.
"Cunamet janë përjetuar edhe
para vitit 2004. Kur ndodhi
tragjedia njerëzit menduan se
ajo nuk kishte ndodhur dhe nuk
do të ndodhte më kurë, në fakt
një i tillë madje i përmasave më
të mëdha ka ndodhur në Azinë
Juglindore, 700 vjet më parë",
bën të ditur njëri nga shkencëtarët.
Sipas tyre, e gjithë
zona e Azisë Juglindore është
shumë e prirur për të provuar
fenomene natyrore të rënda si
tërmete, cuname e tronditje të
tjera, çka do të thotë se banorët
e atyre zonave duhet të kenë
përgatitjen e duhur për fenomene
të tilla. Në vitin 2004,
cunami i fuqishëm shkaktoi 230
mijë viktima ose të humbur në
të gjithë Azinë që nga Sri Lanka
në Indi, Tajlandë, Maldive e Indonezi
e madje edhe Afrikë.
Lartësia maksimale e valës ishte
20 metra. Ndërsa, sipas rezultatit
të studimeve të arkeologëve,
7 shekuj më parë, vala
maksimale ishte 35 metra. Ky
cunam ka ndodhur diku nga
zonat e balenave, të cilat njihen
si vende që rrihen shumë nga
cunamet.
Aty shkencëtarët kanë gjetur
gjurmë të cunamit të vjetër,
gjurmë të një periudhe 600-700
vjet më parë. Pasi kanë zbuluar
fenomenin, arkeologët po merren
me gjetjen e shkallës së
dëmeve dhe të pasojës së
goditjes së cunamit. "Për këtë
do të shqyrtojmë sedimentet
dhe mund të llogarisim se sa i
shpejtë ishte fenomeni, sa në
thellësi të tokës avancoi dhe sa
ishte realisht lartësia e valës dhe
mbi të gjitha nga çfarë tërmeti
nënujor mund të jetë shkaktuar
ai", thotë një nga shkencëtarët.
Për këtë do të duhen
studime të tjera, të cilat së
bashku me ato të bëra pas
cunamit të vitit 2004, do të
shërbejnë për marrjen e masave
paraprake në këto zona. Shumë
shkencëtarë janë të mendimit
se tragjedia e vitit 2004, që ishte
dhe humbja më e madhe e
jetëve njerëzore nga një fenomen
natyror në historinë e njeriut,
ishte pasojë e injorancës.
Shumë të paktë ishin njerëzit që
arritën të kapin shenjat e herëpashershme
të cunamit para
valës masive. Një tjetër cunam
i fuqishëm, por sigurisht jo i
përmasave të vitit 2004 në
zonat e Azisë juglindore, ishte ai
i vitit 1907.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›