E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çipi: Blerjet, pas ndeshjeve në Europë

Flamurtari vazhdon përgatitjet për ndeshjet në kupat e Europës. Vlonjatët do të luajnë në turin e dytë të Europa League me fituesen e çiftit Mathëruell-Lanel (uellsianët fituan 1-0 në takimin e parë). Sekretari i klubit vlonjat, Geri Çipi, ka folur për përgatitjet e skuadrës, ndërsa theksoi se për merkaton do të flitet sërish vetëm pasi të largohen nga aktiviteti ndërkombëtar. "Deri më tani kemi afruar Roshin, Ngjelën, Flavio Zhunior nga Kroacia dhe presim të vijë edhe mesfushori Artan Sakaj", deklaroi ish-mbrojtësi i Kombëtares. "Merkato ishte e mirë, por nuk mund të thuhet se ajo është mbyllur, pasi mund të kemi sërish afrime. Mbajtëm grupin që fitoi Kupën dhe mendoj se kemi një ekip të kompletuar. Në Europë do të përfaqësohemi me këta lojtarë, e pas këtyre impenjimeve do të shohim nëse nevojiten përforcime të tjera".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›