E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshirja në administratë e punonjësve të kualifikuar në universitetet ndërkombëtare, plotëson premtimin e qeverisë në procesin “brain gain”

Kryeministri Berisha përgëzoi sot punën e Ministrisë së Financave për hartimin e vendimit i cili mundëson rritjen e vlerësimit dhe bonuseve për punonjësve të kualifikuar në universitetet ndërkombëtare, me 20 mijë lekë, ose 220 dollarë. 

“Kjo ministri ka vepruar shumë drejtë. Është rasti t’ju bëj thirrje të hapeni ndaj mendjeve më të mira. Unë, por edhe ju, çdo ditë marrim letra dhe mesazhe nga studentë që kanë mbaruar shkëlqyer dhe janë graduar në universitetet ndërkombëtare. Ndaj, ne duhet të kemi një plan të veçantë për ta dhe duhet të inkurajojmë përfshirjen e tyre në administratë, mbi bazën e cilësive të tyre”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri theksoi se vendimi është shumë i rëndësishëm dhe “shndërron në realitet premtimin e qeverisë për procesin e “brain gain-it” , kaq të domosdoshëm për vendin”.   

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›