Kryeministri Berisha: Ligji i ri i shoqërive tregtare sipas standardeve të BE-së

Kryeministri Berisha vlerësoi gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë se, projektligji i ri “Për shoqëritë tregtare” është i domosdoshëm për fazën e zhvillimit që po kalon vendi dhe përmasat e zhvillimit të shoqërive tregtare.
Kryeministri Berisha tha se ky projektligj zëvendëson ligjin e vjetër, i cili e përmbushi misionin e tij duke e shndërruar Shqipërinë e kooperativave artizanale, shtetërore dhe të superkontrolluara në vendin e shoqërive të lira tregtare.
“Një ligj tjetër i rëndësishëm është ai për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, i cili zëvendëson ligjin e vjetër, i cili e përmbushi misionin e tij duke e shndërruar Shqipërinë e kooperativave artizanale, shtetërore e super të kontrolluara në Shqipërinë e shoqërivee të lira tregtare. Por, faza e zhvillimit të vendit, përmasat e zhvillimit të këtyre shoqërive kërkonin një ligj të ri, i cili shtë në përmbushje të të gjitha standardeve më të avancuara të BE-së, standarde të domosdoshme për ne në procesin e integrimin e vendit”, deklaroi Kryeministri Berisha.