lSI pritet të mbledhë Komitetin drejtues Kombëtar

Lëvizja Socialiste për Integrim mbledh brenda pak minutash Komitetin drejtues Kombëtar. Kjo mbledhje do të zhvillohet për të diskutuar për situatën e krijuar pas largimit nga qeveria të Zëvëndëskryeministrit dhe njëkohësisht ministrit të Ekonommisë dhe Energjetikës, Ilir Meta.
Ndërkohë për postet e mbetura bosh, LSI ka propozuar Edmond Haxhinaston si Zv/kryeministër ndërsa Nasip Naço si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, i cili aktualisht është Zëvendëskryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa në vend të tij në Kuvend është propozuar Vangjel Tavo.