Ndryshime në qeveri, Topi dekreton emrat e rinj
Presidenti Topi pritet të dekretojë sot emrat e ndryshimeve në qeveri dhe të hënën pritet që këta emra të marrin edhe miratimin e Kuvendit. Dje në mbrëmje, Kryeministri Berisha ka pranuar propozimet e LSI në qeveri pas dorëheqjes së parevokueshme të Zëvendës kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ilir Meta.
Kryesia e LSI-së, i dorëzoi një ditë më parë kreut të qeverisë emrat për postet e mbetura bosh duke propozuar Edmond Haxhinaston, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme, edhe në postin e Zëvendëskryeministrit.
Ndërsa në postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, është propozuar Nasip Naço, i cili aktualisht është Zëvendëskryetar i Kuvendit të Shqipërisë.