“1000 Vite në udhëtim!”
Në qershor të vitit 2007 qendra “Barbican” në Londër, mirëpriti zhvillimin e festivalit të kulturës dhe muzikës Rome! Aktiviteti titullohej “1000 vite në udhëtim!”. Në të mori pjesë orkestra “Taraf e Haidukut”, filmi i Dushan Miliçit “Trumbeta e Largët”, një variant modern i “Romeo dhe Zhuljeta” vënë në skenë në Serbi, dhe “Transilvania” i Tony Gatlif, ku një vajzë e re përshkruan gjithë Transilvaninë në ndjekje të të dashurit të saj, një muzikant i ri cigan! Lanë gjurmë emocioni në këtë aktivitet dokumentarët me titull “Gypsy Caravan”(vargani cigan) dhe ai me titull “Guca”, kushtuar një festivali 5-ditor të muzikës rome(cigane ose gypsy si edhe njihet), që mbledh rreth gjysmë milioni fansa çdo gusht në Serbi. Siç edhe shprehet muzikanti i shquar cigan, ai që u përfshi në interpretimin e kësaj muzike qysh në moshën 16 vjeçare, (biri i një koloneli të ushtrisë), Goran Bregoviç,” Nuk jemi larg së kuptuari të rolit që kultura rome ka luajtur në kulturën europiane!” Edhe ato pak krijime shqiptare kushtuar popullsisë rome në Shqipëri, si dokumentari mjaft i realizuar i kineastit Sajmir Kumbaro, apo filmi me metrazh të gjatë “Mao Ce Dun”, me autorë, skenarist Besnik Mustafai dhe regjizor Besnik Bisha, nuk ishin në atë festival! Kjo kulturë e kësaj bashkësie etno-kulturore, tek ne ka mbetur në “mëshirën e fatit”! Ajo kultivohet aq sa mundet dhe si mundet brenda kushteve dhe hapësirave nga kjo popullsi që është pjesë e popullit shqiptar. Regjistrimi i popullsisë ose Censusi 2011 përfundoi. Jemi në pritje të rezultateve statistikore. Të shohim se sa do të rezultojë në numër popullsia rome në Shqipëri, e cila tradicionalisht ka një shtrirje mjaft të gjerë nga Tropoja deri në Konispol! Nuk e di se si kanë vepruar regjistruesit në terren?! Ku kanë trokitur për ta takuar këtë popullsi që e ka lëvizjen dhe zhvendosjen mënyrë jetese?! I kanë gjetur nëpër çadra apo kasolle, në qendra urbane ku kanë krijuar “tregun e tyre gabi”, apo në zona nënurbane e rurale? A kanë mbledhur dot të dhëna të sakta dhe të besueshme për strukturën e familjes, për rritjen demografike krahasuar me vitin 2001, për nivelin ekonomik, shëndetësor, edukimin shkollor, pjesëmarrjen në jetën ekonomiko-shoqërore dhe përfaqësimin në organet e pushtetit lokal dhe atij qendror? Mendohet se deri në numërimin e fundit, ky komunitet etno-kulturor të ketë qenë diku te rreth 100.000 persona (plus, minus)! Të shohim se sa do të rezultojnë pas këtij Censusi! Do të kishte qenë më interes që, paraprakisht grupi i specialistëve që u përfshinë në këtë proces me rëndësi demografike, ekonomike dhe kulturore, t’i ishte nënshtruar një kualifikimi special sepse në kushtet e Shqipërisë, kjo popullsi ndryshon shumë nga bashkëvëllezërit e tyre romë në vende të tjera të Europës Qendrore dhe asaj Juglindore. Duke parashtruar të gjitha këto pyetje dhe shqetësime, më vijnë në mendje sa hap e mbyll sytë, ngjarje si ajo e para ca muajve, kur disa familje rome gati u dogjën të gjalla në “shtëpitë e tyre prej plasmasi” pranë stacionit të trenit në Tiranë! Rikujtoj fytyrat e romëve, fëmijë e të moshuar, në ultësirën e Shkodrës, kur ndodhi përmbytja, dhe sjelljet cinike të disa zyrtarëve që mezi prisnin të largoheshin nga ai vend tragjedie, të bezdisur nga ata njerëz që për nga sinqeriteti dhe dashuria humane, ia kalojnë shumë të tjerëve, autoktonë, që po “mbyten nga kollarja e tyre në qafat e majmura!” Nëse romët në Shqipëri kanë mbetur analfabetë, përgjegjësia është e të gjithëve dhe jo vetëm e tyre! Ata banojnë në kushte higjieno-sanitare mjaft të këqija dhe përgjegjësia është e shoqërisë, organeve të pushtetit, dhe operatorëve të shoqërisë civile! Shërbimi ynë i gjendjes civile nuk ka ende statistika të sakta për numrin e tyre dhe tregues të tjerë bashkëshoqërues, qoftë në kuptimin antropo-kulturor, qoftë në aspektin më të gjerë human! Para disa viteve, tek vuri re solidaritetin e ciganëve hungarezë për të shpëtuar jetë njerëzore pa dallim etno-kulturor përballë fatkeqësisë natyrore, Xhorxh Soros(ky amerikano hungarez) në bashkëveprim me Bankën Botërore, ndërmori iniciativën “Dekada e Popullsisë Rome”! Është hartuar një program për ngritjen cilësore të jetës dhe aktivitetit të kësaj popullsie në Europë. Ka fare pak vite që edhe vendi ynë është përfshirë në këtë aksion sa ligjor aq edhe administrativ dhe ekonomiko-edukues! Është një njësi pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, që punon për sendërtimin e këtij programi! Me dhjetëra OJF japin e marrin(japin letra, marrin donacione), për të shtuar diçka në përmirësimin e gjendjes së popullsisë rome. E megjithatë, indikatorët tregojnë se ndryshimet janë jo ato që do duhej të ishin! Kjo popullsi është në gjendje shqetësuese! Marrëdhëniet brenda familjes janë tejet të rënda, ka ende poligami me të dyja devijancat, ekzogami dhe endogami! Nuk përjashtohet incesti! Si donatorë të gjakut me pagesë, cilësia e tij ka lënë shumë për të dëshiruar, deri në raste problematike, të shkaktimit të hepatiteve apo edhe më rëndë akoma, të patologjive më të rrezikshme! Para ca kohëve, u dha një shifër e donacioneve të huaja për rivitalizimin e kësaj popullsie. Ishte një gjë shumë tronditëse që, e krahasuar me ndryshimin në realitet të shtynte të mendoje për një mosefiçencë në rastin më të mirë, dhe shpërdorim në atë më të keq! Tani ka ardhur koha që të “qërohet hesapi” dhe të analizohen llogaritë qindarkë më qindarkë! Tallja me këtë popullsi nuk mund të vijojë! Një “bombë” e tillë sociale, ka aspektin human në dimensionin e lirive dhe të të drejtave të një pakicë etnokulturore siç edhe është popullsia rome. Ende nuk ka një stacion radioje apo tv-je kushtuar së paku në disa orë në javë kësaj popullsie. Nuk ka gazetë apo libra në gjuhën e tyre! Ata as shqip nuk dinë të shkruajnë dhe lexojnë, as gjuhën e tyre, e cila është në disa dialekte! Ne (do të)kujtohemi për ta, kur emisarët europianë që monitorojnë dhe masin ecurinë tonë institucionale dhe humane, do të na vlerësojnë me notë negative! A thua se kujdesi institucional dhe njerëzor për ta lidhet me një angazhim thjesht integrues dhe jo me detyrimin shtetëror ndaj një pjese të popullsisë! Ka një datë të caktuar nga OKB-ja për pakicat gjatë muajit dhjetorit, porse tek ne nuk rezulton me bilanc investimi dhe arritjesh pozitive. Në Maqedoni ka gazeta në gjuhën rome, ndërsa në Hungari jo vetëm që gjithë orkestrinat që luajnë në lokale çardashin hungarez janë me ciganë, por se ka shkrimtarë që shkruajnë në këtë gjuhë dhe librat e tyre përkthehen në gjuhën hungareze dhe anasjelltas, librat e autorëve hungarezë përkthehen nga hungarishtja në gjuhën e romëve! Kompozitori më i shquar hungarez sot, është me origjinë rome! Martesat kryq janë atje diçka normale. Në Shqipëri, në vitin akademik 2009-2010 kishte vetëm 9 maturantë nga popullsia rome! No comment !
* * *
Dimensioni kulturor e ka bërë këtë popullsi jo vetëm në hapësirë europiane por edhe më gjerë, një faktor që konsiderohet dhe prej të cilit merren mesazhe humane dhe vlera artistike e kulturore krejt të veçanta, si në aspektin identifikues ashtu edhe në atë të dialogimit multikulturor! Ata, romët(ciganët), janë bërë të njohur për talentet e tyre në muzikë, në kërcime, në realizimet kinematografike. Për rreth gati 9 shekuj që nga mbërritja e tyre në Europë, kjo popullsi konsiderohej në shtresëzimin social si e shkallës më të fundit! Në vitin 1864, një vit përpara se afrikano-amerikanët të fitonin lirinë, skllavëria e romëve u hoq me ligj në Rumani! Ata duruan në breza dhe nuk e humbën identitetin, duke u kthyer në një bashkësi dygjuhëshe në të gjitha ata vende ku u shpërndanë! Ka një prirje për të hequr një paralele mes muzikës jazz të amerikano-afrikanëve dhe muzikës cigane të popullsisë rome! Duket se të gjitha vuajtjet, përjetimet, durimin dhe shpresën, këto dy popullsi e ngjizën tek muzika e tyre e veçantë duke e bërë pjesën tjetër, atë më të madhen e popullsisë në SHBA dhe Europë, të reflektonte përmes konsiderimit dhe respektit, deri në dashuri dhe adhurim për ato muzika që dalin jo thjesht nga instrumentet, por direkt nga shpirti njerëzor i zezakëve dhe ciganëve! Magjia e kësaj muzike është se kombinon në një harmoni, nga përshpirtja në nota delikate melankolike njerëzore si një vaj që nuk tretet, deri tek gëzimi që buçet drejt një hareje ku sfidohet çdo lloj vështirësie që e bën jetën tragjike! Muzika e këtij lloji sfidon! Edhe në hapësirën tonë ballkanike muzika e tyre dhe arti në përgjithësi i romëve, ka zgjuar vëmendje, interes dhe mirënjohje. Muzikanti shumëplanësor Goran Bregoviç, e ka revolucionarizuar muzikën cigane duke e kombinuar atë me ritmet tradicionale ballkanike, me folkun sllav dhe me improvizimet jazz. E gjithë kjo ndërthurje është veshur me një tis të përciptë të muzikës retro euro-pop! Ky harmonizim, përtej një eksperimentimi muzikor-estetik, është njëherësh një tolerancë dhe bashkëjetesë multikulturore tipike për ata njerëz si romët që, iu këndon shpirti pa censurë! Në ditët tona nuk janë vetëm parisienët që janë marrosur për muzikën cigane, këtë furtunë frymëzuese pa kufij. Kjo ndodh në Nju Jork, në Londër, Berlin, Zagreb, në Bullgari dhe deri në shkretëtirën e New Mexico-s! Ngasja shpirtërore dhe artistike tallazoi në mënyrë të tillë aq sa Opera e Parisit, inskenoi një variant të filmit të Emir Kusturicës me titull “Koha e Ciganëve”! Po përtërihet kështu tradita austriake dhe ajo hungareze e kompozitorëve të shquar që, kanë shkruajtur pjesë muzikore të pavdekshme, frymëzuar dhe kushtuar ciganëve, jetës, muzikës dhe shpirtit të tyre bohem! Historia e popullsisë rome që përfshin një periudhë goxha të gjerë, ende nuk është shkruajtur e plotë! Për ta nisur atë duhet filluar nga ajo që, “besohet se ata e kanë origjinën nga India veriore. Të përdorur si mercenarë dhe skllevër nga pushtuesit myslimanë, - shkruajnë autorët Ginanne Brownell dhe Amber Haq, - atje rreth vitit 1000 të erës së re, ata marshuan përmes Kaukazit duke përfunduar të përhapur përgjatë Europës qendrore dhe asaj lindore.” Ata janë edhe në atdheun tonë/tyre në Shqipëri. Ata janë shqiptarë si ne por ende jo të barabartë në zhvillim dhe jetesë! Deri kur? Ndokush do të ketë bezdi nga ky shqetësim! Do t’i këshilloja të zinte një mik rom/cigan, shqiptar ose boshnjak, apo hungarez dhe kështu do të kuptonte se, ç’do të thotë ta përjetosh botën, njeriun dhe shpirtin human me frymëzimin, tolerancën dhe përulësinë e tyre! Ata kanë mbi 1000 vite që udhëtojnë dhe këndojnë! Ne heshtim sepse na mungojnë “veshët” e mendjes dhe të shpirtit!