Shqipëria, vendtakimi i filmave ballkanik për “Berlinale”
TIRANË- Tre përzgjedhësit e filmave për Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlinit që prej dy ditësh janë në Tiranë duke parë prodhimet kinematografike nga Kosova, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria, me qëllim përzgjedhjen e premierave botërore për “Berlinalen 2012”.
Koordinatorja për marrëdhëniet me jashtë dhe me publikun Majlinda Tafa bëri me dije se këtë vit janë paraqitur në këtë fazë rreth 130 filma artistikë nga Ballkanidokumentarë dhe të animuar. Shqipëria prezantohet me 7 filma, nga të cilët 2 artistikë, “Farmakon” i Joni Shanajt dhe “Out of Touch” i Andi Delianës.
Për herë të parë në këtë fazë përzgjedhjeje përfshihet edhe Kosova me 6 filma. Filmat që po shihen nga tre përzgjedhësit e Berlinales janë prodhime të vitit 2010, të cilët nuk janë bërë premierë ndërkombëtare. Kjo është hera e parë që Shqipëri bëhet vendtakimi për prodhimet kinematografike nga Ballkani, ndërkohë që vitin që shkoi u përzgjodh për në “Berlinale” filmi “Amnistia” i Bujar Alimanit.
Tre përzgjedhësit Anna Hoffman, Bernd Buder dhe Nikolaj Nikitin janë pjesë e i takojnë e fazës së parë në të cilën duhet të kalojë një film për në Berlinale. Më pas do të jenë selektorët e festivalit të cilët mbi bazë të rregullave të tyre do të bëjnë dhe përzgjedhjen përfundimtare të filmit.
Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin këtë vit zhvillon edicionin e tij të 62-të, në datat 9-22 shkurt 2012.
(el.me/atsh/BalkanWeb)