Reforma zgjedhore, LSI: Gjithpërfshirëse dhe transparente
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim përshëndeti sot marrëveshjen dypalëshe PD-PS për ngritjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, ndërsa kërkoi që ky proces të jetë transparent dhe gjithpërfshirës.
"Ky është jo vetëm një hap i mirëpritur, pas një vonese të pajustifikuar, por dhe hapi që parajmëron se mund të krjijohet një realitet i ri në cilësinë e bashkëpunimit në të mirë të reformave integruese, pasi dialogu politik mbetet mjeti i pazëvendësueshëm që reflekton sjelljen europiane të aktorëve politikë në Kuvend"-, deklaroi në një konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama.
Duke nënvizuar nevojën që reforma zgjedhore të realizohet në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE /ODIHR-it, sekretari i përgjithshëm i LSI, theksoi se ky proces nuk mund të jetë monopol i dy apo tre partive.
Sa i takon aplikimit të sistemit zgjedhor sekretari Rama tha se sitetmi aktual krijon deformacion.
"LSI synon që të mbërrijmë tek një sistem, i cili e kthen realisht çdo votë të qytetarit në një mandat në Kuvend. Sistemi zgjedhor aktual krijon deformacione dhe për këtë ne kemi projektin tonë që synon të jetë një sistem që e lexon më mirë votën e qytetarit dhe çdo votë të jetë vlerë përfaqësimi në mandatet në Kuvend. Ndoshta një sistem proporcional kombëtar do të ishte zgjidhja më e mirë por dhe sistemi aktual, me një korrektim mund të ishte një zgjidhje",- u shpreh sekretari i përgjithsjëm i LSI-së.
(el.me/BalkanWeb)