Greqi, kriza “zbeh” shkëlqimin dhe ngjyrat e Krishtlindjeve
ATHINE - Edhe pse ka ende ditë deri sa të vijë muaji i Krishtlindjeve, disa dyqane kanë bërë dekorimet e tyre me pemë dhe drita shumëngjyrëshe, me Babagjyshin e qeshur të Vitit të ri, sic duket më shumë për të larguar makthin e muajve të fundit.
Atmosfera, megjithatë, nuk duket shumë festive, pasi vetë tregtarët sugjerojnë se “thesi” i Santa Clausit këtë vit, nuk do të jetë plot për ta.
Ata shprehen se “kjo Krishtlindje nuk do të jetë me ngjyrat e përhershme”.
Çmimet janë shumë më të lira se vitin e kaluar, thonë ata, por njerëzit iu kthejnë shpinën sendeve të Krishtlindjeve. Shpresa e vetme për shitësit janë ditët e fundit para festës.
Një tregtar që ushtron veprimtarinë e tij për më shumë se 15 vjet në Athinë, pranon se blerjet janë ulur ndjeshëm, në krahasim me vitet e kaluara.
Ai pohon se tregtarët për shkak të situatës së vështirë ekonomike që po përjeton Greqia, këtë vit kanë ulur çmimet deri në 30%, por përsëri nuk shitet asgjë. Sic shprehet ai, konsumatorët hyjnë në dyqan, por kufizohen vetëm duke parë.
Duket se kriza ekonomike dhe parashikimet e zymta, po i kthejnë grekët në konsumatorë të stresuar dhe dorështrënguar, ndërkohë që njiheshin si popull që nuk kursejnë për argëtimin e tyre dhe festat.