Berisha uron kryeministrin e ri Italian, Mario Monti
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha i dërgoi sot një mesazh urimi homologut të tij italian Mario Monti.
Shefi i qeverisë duke vlerësuar karrierën e Montit shprehu besimin e tij dhe të qeverisë shqiptare në kapërcimin e situatës së vështirë në të cilën ndodhet Italia.
“Kam ndjekur me kënaqësi e admirim karrierën Tuaj profesionale dhe atë politike, ndaj ruaj bindjen e thellë se me përkushtimin, profesionalizmin, vizionin e urtësinë që Ju karakterizon do të sillni një kontribut të rëndësishëm në kapërcimin me sukses të situatës së krijuar si pasojë e kushteve jo të favorshme financiare në arenën europiane dhe në rikthimin e vendit Tuaj të madh, mik e aleat i ngushtë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, në rrugën e zhvillimit e të modernizimit të mëtejshëm”,- thueht në mesazhin e Berishës.
Berisha në mesazhin e tij të urimit, siguron kryeministrin italian për vijimin e bashkëpunimit të ngushtë dy palësh Shqipëri- Itali në veçanti në kuadër të NATO-s dhe integrimit europian, në dobi të interesit më të mirë të të dy popujve.
(el.me/BalkanWeb)