Rafaele Nigro: Ja si i mbaj mend Agollin dhe Kadarenë më 1990
Kur ai shkeli për herë të parë në Shqipëri, "në kopshtin më të bukur" të Europës, numërimi mbrapsht për sistemin politik të lindjes pat filluar. E megjithatë, shkrimtarët shqiptarë që ai takoi në vitin 1990 e gënjyen për jetën e këtij "oazi". Deri sa një ditë, njëri syresh shpërtheu dhe ia tha të gjitha. Rafaele Nigro është një gazetar italian në Shqipërinë e 1990-ës. Rrugë të zbrazëta e pa jetë, shtëpi kukullash kudo, por edhe gënjeshtra në takimet me shkrimtarët e "Lidhjes". Libri i tij i sapobotuar nga "Toena" hedh dritë mbi ndryshimin e Shqipërisë vit pas viti, ndryshim në sytë e italianit... Një kohë më e veçantë për të është viti 1997, vit në të cilin ai pati frikë për jetën sepse siç shprehet ajo kushtonte aq pak në atë vit zemërimi që ndjehej kudo. Sot, sipas Nigros, Shqipëria ka ndryshuar shumë nga hera e parë që ai ka ardhur, por ama, ka një gjë për të cilën ai nuk bie dakord më këtë Shqipërinë tonë, sërishmi një "kopësht (i ardhëm) më i bukuri i Euro-pës", e kjo është pasiguria. Duhet thënë se ky është një vëzhgim i hollë i Nigros, për derisa ai flet për punësimet e pushimet e pu-nonjësve sa he-rë që e majta ia la apo ia merr vendin të djathtës e anasjelltas.
Si lindi "Ditari për Shqipërinë"?
Unë kam qenë në Shqipëri për herë të parë në vitin 1990. Më kujtohet se në atë kohë fillova të shkruaj ato që shihja sepse u gjenda para një bote të panjohur për mua. Ishte një botë krejt ndryshe nga ajo që unë shihja. Shkoja tek "Dajti" ku njoha disa shkrimtarë si Ismail Kadare, Besnik Mustafaj, Diana Çuli e Dritëro Agolli.
Si e mbani mend "Lidhjen e Shkrimtarëve" në vitin 1990. Për çfarë biseduat në atë kohë?
Ato më thanë pak gjëra. Të gjithë më thoshin se këtu ishte një botë e bukur, ku njerëzit jetonin mirë. Dashnor Kokonozi më thoshte se jetohej mirë e hahej mirë, çdonjëri ka një shtëpi të mirë. Një ditë Besnik Mustafaj iu tha shkrimtarëve të tjerë: Shikoni, ne s'mund të gënjejmë më Rafaelen sepse ai është një njeri si ne. Dhe të themi të vërtetën këtu çdo gjë është keq. Ne jetojmë në shtëpi të vogla 30 m katror, kemi pak ushqime, nuk mund të kemi të mirat që ekzistojnë jashtë Shqipërisë, ne jemi të sëmurë, s'mund të kurohemi jashtë shtetit, s'mund të kemi libra psikologjikë, s'mund të shohim televizor, rrezikojmë burgun për shumë gjëra. ...
Vetëm Mustafaj foli? Po të tjerët?
Pasi Mustafaj foli kështu Dashnor Kokonozi filloi të më tregonte se si ishin në të vërtetë gjërat dhe pashë edhe shtëpinë e tij. Në atë kohë para "Dajtit" ishin bustet e Stalinit dhe Leninit. E për ta kishte një barcaletë: "Lenini i thoshte Stalinit, shoku Stalin eja të pimë një raki, dhe nga ana tjetër, Stalini që ishte me dorë në kraharor, i thotë, 'po shoku Lenin, po vij sa të marr ca lekë".
Agolli e Kadare, nuk flisnin?
Flisnin pak mund të them. Agolli prapë flet pak, dhe nuk e kuptonte italishten. Një natë shkuam për darke tek "Dajti" dhe pas një gjysmë ore që në prisnin kamerierin e ai akoma nuk kishte ardhur për të në shërbyer, atëherë Dritëroi ngre sytë e më thotë: I dashur Rafaele, ne kur vijmë këtu për të ngrenë marrim me vete librin 'Lufta dhe paqja".
I njohët në atë kohë?
Po edhe bëra disa fotografi me ta ashtu si edhe biseduam për Shqipërinë. Pastaj ato më folën edhe për "Lidhjen e Shkrimtarëve", sepse unë doja të dija se si ishte jeta në Lindje, meqenëse në atë kohë ishin shumë të vështira raportet mes Lindjes dhe Perëndimit. Ishte ende në këmbë regjimi i Ramiz Alisë. Atëherë unë shkrova një sërë artikujsh, për të shkruar Se si e gjeta Shqipërinë dhe se si jetohej në të. Kishte shumë kafshë, edhe këtu në qytet. Më pas kam provuar në Itali të krijoja një "Shoqëri për Shkrimtarët e Adriatikut" ku të ftoja shkrimtarë shqiptarë, të Malit të Zi,etj, por nuk arritëm ta ngrinim këtë. Në vitin 1991, filluan arratisjet e para në Shqipëri. Mbaj mend se kam shkruar artikuj mbi mbërritjen në Bari të Italisë të anijes "Vlora". Më tej kur kam ardhur në vitin 1994, pas një marrëveshje mes Universitetit të Barit dhe atij të Tiranës. Një herë tjetër që unë kam ardhur në Tiranë ka qenë viti 1997, në kohën e rrëmujave.
Ç'kujtoni prej atij viti?
Rrëmujë. Shihej njerëz që merrnin para e iknin me vrap. Ishin para që emigrantët kishin depozituar në ato firma. Ishin hapat e parë të ngritjes së shtetit, por edhe një lloj zhgënjimi i gjerë. Por, pas asaj kohe jam kthyer herë pas here dhe kam vënë re që vendi ecte për mbarë, duke u qetësuar. E kam ndjekur transformimin e Shqipërisë, hap pas hapi dhe kam arritur deri sot, kur shoh një trafik të madh në rrugët e Tiranës. Kam arritur të shoh po ashtu "sportin kombëtar", hapjen e bizneseve të vogla të larjes së makinave (qesh). Kjo ishte shaka, por dua të them se sa shumë ka ndryshuar Shqipëria dhe Tirana që ka pasur dikur 2000-3000 mijë banorë, sot ka mbi një milion, të gjithë kanë lënë fshatrat dhe kanë ardhur afër qyteteve. Ka pasur një lloj revolucioni.... Tashmë mund të shihen qartë që ka dhjetëra shtëpi botuese. Topi duket sikur kalon nga e majta në të djathtën, e anasjelltas... Është fakt se tashmë, qeveritë që vijnë ndryshojnë rrënjësisht edhe stafin e institucioneve dhe kjo krijon pasiguri. Vijnë në punë miqtë e atij që është në pushtet dhe nivelet e tyre janë nga më të ndryshmet, që nga pastruesit e rrugës e deri tek pozicionet më të larta. Kjo gjë nuk garanton stabilitet në një vend, dhe nuk ndërton pamundësinë për të kuptuar se çfarë është në të vërtetë demokracia. Po thosha gjithë vëzhgimin tim, që të tregoj se sa herë që vija në Shqipëri, unë shkruaja në gazetat italiane ato që shihja këtu.
Cilat vite janë pjesë e ditarit tuaj?
Tek "Ditari për Shqipërinë" janë bërë së bashku të gjitha kujtimet e rrëfimet e mia për Shqipërinë që nga viti 1990 e deri në vitin 2011. Udhëtimin e fundit e kam bërë para një muaji kur vizitova Korçën dhe Shkodrën, për të takuar studentët e universiteteve që mësojnë italisht. Dhe mu duk, që të ishte e drejtë që të ketë takime mes autorëve italianë dhe studentëve që mësojnë këtë gjuhë. E bukura për italianët këtu është se të gjithë flisni italisht në Shqipëri.
Ju nuk u zgjatët shumë tek rrëfimi juaj për vitin 1997. Si ndjeheshit ato ditë?
Erdha në fund mars a fillim prilli. Ishte shumë e rrezikshme të vije këtu në ato ditë. Jeta mund të mos kushtonte asgjë. Ishte e vështirë të hyje. Duke ardhur nga Rinasi ne pamë disa vende të shkatërruara, fusha të braktisura. Kishte një lloj zemërimi të "shpërndarë" gjithandej, e kjo të fuste frikën. Njerëzit donin të iknin sërish nga Shqipëria. Ato kohë çdo mbrëmje në Bari vinin emigrantë me barka dhe shumë vajza në moshën tuaj i shisnin dhe shiteshin... Zemërimi i njerëzve nuk u shfry drejt atyre që i drejtonin, pra nuk vranë njerëzit që qeverisnin, por shkatërruan ato që kishin përreth. Mbaj mend që kishin hyrë në muzeun arkeologjik dhe kishin vjedhur disa materiale me vlerë të madhe, ndër to edhe disa ikona të Onufrit të cilat i shisnin më tej. Domethënë, e gjitha kjo. Ishte një moment i vështirë dhe i shëmtuar, madje më i shëmtuari nga ato që Shqipëria kishte përjetuar sepse edhe 1990-ta kishte kaluar qetë.
Përse erdhët në Tiranë?
Sepse isha përgjegjës i Rai-t për Pulian dhe erdha si gazetar. Isha i interesuar të dija se çfarë ndodhte. Përveç kësaj, unë jam një njeri që e kam dashur vendin tuaj shumë më herët se kaq. Kjo dashuri më erdhi kur unë rashë në kontakt më kulturën arbëreshe, shumë herët kur isha nxënës. Kisha në shkollë disa nxënës në klasë që flisnin arbëreshe. Më bënë përshtypje me gjuhën e tyre dhe desha t'i njihja. Mësova se kishin ardhur në Itali në Mesjetë nga Shkodra për t'iu ikur turqve. Më 1985 unë shkrova romanin tim të parë "Baronesha e Oliventos" për një femër që ishte motra e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut...