Fier, PS bllokon mbledhjen, PD zgjedh kreun e Këshillit të Qarkut
FIER- Deputetë dhe sipmatizantë të Partisë Socialiste nuk kanë lejuar që të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Qarkut për konstituimin dhe zgjedhjen e kryetarit të qarkut. Ata e quajnë të paligjshme zhvillimin e mbledhjes pasi është shkelur vendimi i gjykatës për pezullimin e saj. Pas debateve përgjatë gjithë paraditës për mbajtjen apo jo të mbledhjes së Këshillit të Qarkut, mes të majtëve dhe të djathtëve gjithcka merr fund me zgjedhjen e kreu i Këshillit të Qarkut. Ai është Artur Shehu dhe u zgjodh vetëm me votat e këshilltarëve të djathtë.
FIER ZGJIDHET KREU I KËSHILLIT TË QARKUT
Ora 15:00- Pas debateve përgjatë gjithë paraditës për mbajtjen apo jo të mbledhjes së Këshillit të Qarkut, mes të majtëve dhe të djathtëve gjithcka merr fund me zgjedhjen e kreu i Këshillit të Qarkut.
Opozita bllokoi sot paradite mbledhjen e këshillit, por duket se pas ikjes së mbështetësve të saj, është zgjedhur vetëm me votat e përfaqësuesve të djathtë, kreu i ri i Këshillit Artur Shehu.
Të pranishëm gjatë votimit të tij ishin vetëm këshilltarët e Aleancës për Qytetarin, ndërsa ata të Aleancës për të Ardhmen e quajtën mbledhjen të jashtëligjshme.
PS BLLOKON MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË QARKUT
Ora 11:40- Deputetë dhe sipmatizantë të Partisë Socialiste nuk kanë lejuar që të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Qarkut për konstituimin dhe zgjedhjen e kryetarit të qarkut. Ata e quajnë të paligjshme zhvillimin e mbledhjes pasi është shkelur vendimi i gjykatës për pezullimin e saj.
Prefekti i Fierit deklaron se militantë të PS dhe deputetë të kësaj force politike kanë hyrë forcërisht në sallën e mbledhjes, për ta bllokuar atë. Prefekti Bujar Hasa shprehet se po zbaton ligjin, prandaj mbledhja duhet të vazhdojë. "Iu bëj thirrje deputetëve të PS-së të heqim dorë nga uzurpimi. Vendimi i gjykatës i datë 12 nëntor pezullonte vetëm njoftimin dhe s'kishte në brendësinë e vetë anullimin e mbledhjes dhe heqjen e të drejtës së këshilltarëve të mblidhen për organet e tyre drejtuese", tha Hasa ndërsa shtoi se, “mbledhja e Këshillit të Qarkut do të zhvillohet sapo të lirohet salla”.
Në lidhje me këtë ngjarje ka pasur edhe një reagim të Kreut të Këshillit të Qarkut, Vangjel Ndreka. Në një konferencë shtypi ai ka akuzuar prefektin se po shkel ligjin.
“Prefekti i Fierit po shkel ligjin, nuk respekton vendimin e gjykatës. Ai po kërkon të ndërtojë struktura paralele. Deri në formën e prerë askush nuk ka të drejtë të marrë iniciativa për thirrjen e Këshillit të Qarkut, qoftë edhe nga prefekti, për arsye se cështja është në gjyq. Unë respektoj ligjin”, tha Ndreka.
Sipas tij, kjo ishte arsyeja që “njerëzit u futën në sallë në shenjë indinjate”.
Edhe pse ka pasur forca të shumta policie, salla e Pallatit të Kulturës në qytetin e Fierit është mbushur plot me qytetarë, mbështetës të Partisë Socialiste, që nuk lejuan mbajtjen e mbledhjes.
PS KUNDËRSHTON MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË QARKUT, FIER
Ora 10:30- Partia Socialiste në Fier zhvillon një protestë sot rreth orës 11:00. Shkak për këtë protestë është bërë mbledhja e Këshillit të Qarkut, që sipas PS-së është e paligjshme. Mbledhja e Këshillit të Qarkut do të mbahej për konstituimin dhe zgjedhjen e kryetarit të qarkut. Ata e quajnë të paligjshme zhvillimin e mbledhjes pasi është shkelur vendimi i gjykatës për pezullimin e saj.
Ky vendim pritet të dalë nesër, ndërsa të majtët kërkojnë që mbledhja të zhvillohet pasi të vendosë gjykata dhe jo sot.
(ma.ar/BalkanWeb)