Dako: Shpifjeve do ti përgjigjem me kallëzim penal
DURRËS- Reagon kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako duke hedhur poshtë akuzat e ministrit të Transportit Sokol Olldashi për pallatin 21 katësh në Durrës. Janë shpifje u shpreh Dako, duke replikuar se vendimi për prishje është marrë nga Bashkia e Durrësit por është kërkuar ndihma e Inspektoriatit të Lartë të Ndërtimit për ndërhyrje me mjete si shkak i rrezikut që paraqet ndërtesa.
“Puna atje është pezulluar ndërkohë që presim prishjen me mjete të një teknologjie të lartë sepse është e rrezikshme prishja e objektit në atë lartësi” shpjegon Dako.
Ndërkohë kryebashkiaku i Durrësit nënvizoi se do ti përgjigjet me kallëzim penal, deklaratave të sotme të ministrit Olldashi të cilat i konsideroi si shpifje e fyerje në drejtim të tij.
“E dyta shpifje e zotit Olldashi në drejtimin tim personal dhe unë do ti përgjigjem me kallëzim penal për shpifje dhe për fyerje zotit Olldashi. Njëkohësisht do ti drejtohem edhe Presidenit të Republikës për këtë tension që zoti Olldashi dhe ministrat e qeverisë Berisha po mbajnë ndaj pushtetit lokal” u shpreh Dako.
Ministri i Transporteve deklaroi sot se qeveria ka depozituar një padi penale ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, duke e akuzuar për moszbatim të vendimit të KRRT e duke lejuar ndërtimin e një pallati 21-katësh në të cilin vetëm 12 kate janë me leje.
(e.n/BalkanWeb)