E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, Delijorgji: Henry e njoha tek MEICO e Pinarit

TIRANË-Ish-administratori i “Alba-Demil”, Mihal Delijorgji ka dëshmuar sot në seancën e radhës për procesin “Gërdeci” në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë.
Delijorgji iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve rreth aktivitetit të fabrikës së demontimit të armëve që shpërtheu më 15 Mars të vitit 2008 në Gërdec . I pyetur rreth lidhjeve me amerikanin e Sauth American Corporation, Patrik Henry, Delijorgji ka pohuar se është njohur me të në vitin 2006 të ndërrmarrja e MEICO. Ndërsa kreun e MEICO-s Ylli Pinarin në vitin 2001.
"Me Patrik Henry ramë dakort që të financonim projektin për fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. SAC do të mbështese në anën teknike”.

Sipas Delijorgjit, shoqëria “Alba-Demil” kishte dy adminsitratorë. “Administratorë kemi qënë unë dhe Patrik Henry”.

Marrja në pyetje e Delijorgjit bëhet në kushtet e lirimit pas skadimit te afateve të paraburgimit.

Nga tragjedia më e rëndë e periudhës post-komuniste në Shqipëri, ajo e Gërdecit tashmë kanë kaluar 3 vjet. Më 15 mars të vitit 2008 në fshatin Gërdec, 15 km larg nga Tirana shpërtheu fabrika e demontimit të armëve. Nga shpërthimi gjetën vdekjen 26 persona, me të cilëve gra e fëmijë, ndërsa u shkatërruan dhjetra banesa e biznese.

Gjyqi për shpërthimin tragjik të fabrikës së demontimit në Gërdec që mori jetën e 26 njerëzve të pafajshëm, prej më shumë se një viti po zhvillohet në gjykatën e Tiranës.

Mes 29 të pandehurve në këtë proces, të akuzur si përgjegjës kryesorë janë ish- bosi të Albademil Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli ish- drejtor i fabrikës së demontimit në Gerdec, Ylli Pinari ish kreu i MEICOS dhe Sokol Ngjeci ish mbikqyrësi i MEICO-s. Të gjithë të pandehurit sot gjykohen në gjëndje të lirë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›