“Gërdeci”, Delijorgji: Nuk e kontrolloja unë demontimin
TIRANË-I pandehuri për tragjedinë “Gërdeci”, Mihal Delijorgji ka dëshmuar sot sërish në Gjykatene Tiranes rreth lidhjeve të tij me aktivitetin e demontimit të armëve në fabrikën, 15 km larg nga Tirana.
Bossi i “Alba-demil”, i pandehur në këtë cështje theksoi në seancën e sotme të radhës se përgjegjësia e tij e vetme në lidhje me fabrikën e demontimit të armëve ka qënë vetëm ajo financiare dhe jo ajo teknike.
“Unë kam qënë vetëm disa herë në Gërdec. Kam takuar njerëz dhe askush nuk më tha për kushtet ku punonin apo të ankoheshin”, iu përgjigj Delijorgji pyetjeve të sotme të prokurorëve.
Sipas tij, për kushtet teknike në fabrikë përgjigjej përgjëgjësi I ngarkuan në këtë detyrë, Dritan Minxolli.
I pandehuri theksoi se nuk mund të mbajë përgjegjësi për demontimin e armëve, kur këtë process e kanë kryer të tjerët.
“Me demontimin e armëve dhe transaksionet përgjigjeh Patrik Henry i Sauth American Corporation (SAC). Henry madje solli dhe një mbikqyrës në fabrikë, një person të quajtur, Taylor”, theksoi Delijorgji.
Dëshmia e Delijorgjit pasoi më pas me atë të pandehurit, Ylli Pinarit, ish-drejtues i kompanisë MEICO.
Dëshmitë vijojnë pas dështimit të një seancë më parë për gjyqin, pasi munguan të pandehurit dhe avokatët.
Dëshmia e parë e Delijorgjit
Pak ditë më parë Delijorgji dëshmoi për herë të parë për prokurorët nga nisja e cështjes.
Delijorgji iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve rreth aktivitetit të fabrikës së demontimit të armëve që shpërtheu më 15 Mars të vitit 2008 në Gërdec . I pyetur rreth lidhjeve me amerikanin e Sauth American Corporation, Patrik Henry, Delijorgji ka pohuar se është njohur me të në vitin 2006 të ndërrmarrja e MEICO. Ndërsa kreun e MEICO-s, Ylli Pinarin në vitin 2001.
"Me Patrik Henry ramë dakort që të financonim projektin për fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. SAC do ta mbështeste në anën teknike”.
Sipas Delijorgjit, shoqëria “Alba-demil” kishte dy administratorë. “Administratorë kemi qënë unë dhe Patrik Henry”. Ai shpjegoi se njohja me Henry ka qënë rastësisht tek MEICO dhe aty u vendos të krijohej dhe shoqëria e përbashkët “Alba-demil”.
Delijorgji mohoi të ketë përgjegjësi personale për procesin e demontimit të armëve në Gërdec. “Unë këtu kam patur vetënm rolin e investuesit, financuesit dhe përgjegjësia ligjore i ngarkohet MEICO dhe SAC sepse nga ata vareshin kushtet e punës në fabrikë”.
Më tej, Delijorgji shprehet se ata që duhet të merreshin me mbarëvajtjen e punës ishte amerikani Patrik Henry dhe MEICO.
“Bashkëpunimi im me Henry ishte vetëm për arsye biznesi dhe fitimi, unë investova, por Henri ka qënë ai që financoi makineritë dhe specialistët që do të merrenin me demontimin e armëve. Madje kishte dhe disa makineri që i përdorte me qera”.
Tragjedia
Nga tragjedia më e rëndë e periudhës post-komuniste në Shqipëri, ajo e Gërdecit tashmë kanë kaluar 3 vjet. Më 15 mars të vitit 2008 në fshatin Gërdec, 15 km larg nga Tirana shpërtheu fabrika e demontimit të armëve. Nga shpërthimi gjetën vdekjen 26 persona, me të cilëve gra e fëmijë, ndërsa u shkatërruan dhjetra banesa e biznese.
Gjyqi për shpërthimin tragjik të fabrikës së demontimit në Gërdec që mori jetën e 26 njerëzve të pafajshëm, prej më shumë se një viti po zhvillohet në gjykatën e Tiranës.
Mes 29 të pandehurve në këtë proces, të akuzur si përgjegjës kryesorë janë ish- bosi të Albademil Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli ish- drejtor i fabrikës së demontimit në Gerdec, Ylli Pinari ish kreu i MEICOS dhe Sokol Ngjeci ish mbikqyrësi i MEICO-s. Të gjithë të pandehurit sot gjykohen në gjëndje të lirë.
(d.b/BalkanWeb)