“Gërdeci”, Mediu dhe 2 ish-Ministra thirren dëshmitarë
TIRANE- Cështja “Gërdeci” që po gjykohet në Gjykatën e Shkallës së Parë do të ketë 3 ish-ministra dëshmitarë, mes të cilëve dhe Ministrin aktual të Mjedisit, Fatmir Mediu.
Në seancën e sotme është miratuar lista e parë e dëshmitarëve mes të cilëve janë sh-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish-Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj dhe Ministri i Drejtësisë i qeverisë së parë “Berisha”, Aldo Bumci. Gjykata e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e një prej të pandehurve në tragjedinë e Gërdecit, kërkoi prezencën dhe dëshminë e 3 ish-ministrave në sallën e gjykatës. Në listën e parë të dëshmitarëve do të jetë dhe nëna e një prej viktimave të tragjedisë së 15 Marsit të vitit 2008 ku humbën jetën 26 persona. Zonja Zamira Durda do të dëshmojë për ditën e tragjedisë. Ajo është dhe një prej personave që ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme një padi penale për ish-ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediu, sot Ministër i Mjedisit në kabinetin “Berisha”. Mediut, dikur i marrë i pandehur në cështje Gërdeci, iu pushua gjykimi për shkak të fitimit të imunitetit si deputet në zgjedhjet e 28 Qershorit. Zonja Durda kërkon që Mediu të rimerret i pandehur në cështjen për zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit. Mediu ishte Ministër i Mbrojtjes në kohën kur në Gërdec, pak kilometra larg nga Tirana shpërtheu kantieri i demontimit të armëve që shkaktoi 26 viktima, mbi 300 të plagosur si dhe shkattërim të dhejtra banesave dhe bizneseve në zonë. Si të pandehur janë marrë 29 persona, shumica ushtarakë. Nga të pandehurit vetëm 4 janë nën masën e arrestit dhe po gjykohen nën akuzën për vrasje masive.
(d.b/BalkanWeb)