Karaxhixh nesër perballe dëshmitarin e parë kundër tij
BRUKSEL- Radovan Karaxhixh do të përballet nesër me dëshmitarin e parë kundër tij, në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, për krimet e kryera në ish-Jugosllavi. Ish-kreu i serbëve të Bosnjes, i cili akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid gjatë luftës së Bosnjes ndërmjet viteve 1992 dhe 1995, përfshi masakrën e Srebrenicës, ka njoftuar se nesër do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit.
Karaxhixh, i cili ka preferuar të vetëmbrohet, duhet të përballet nesër me dëshminë e Ahmet Zulic, një ish i burgosur në një kamp serb në fillim të luftës, në rajonin e Sanski Most, në verilindje të Bosnjes.
Zulic ka qenë i pranishëm, në qershor të vitit 1992, në ekzekutimin e rreth 15 burrave të cilëve iu pre fyti nga ushtarët serb, ndërsa në një tjetër episod, Zulic ndodhej në një kamion që transportonte të burgosur dhe disa prej tyre u mbytën nga ushtarët serbë. Sipas disa dokumenteve të publikuara nga TPI-ja, kur ai u lirua peshonte vetëm 55 kilogramë, kundrejt 90 kg që peshonte katër muaj më parë.
Akuza do të paraqesë dëshminë e shkruar të Zulic, por ky i fundit do të duhet t'i përgjigjet edhe kundër-pyetësorit të Karaxhixh dhe pyetjeve të gjykatësve.
Pasi bojkotoi seancën e parë të procesit gjyqësor, ish-lideri i serbo-boshnjakëve është paraqitur dy herë në gjykatë deri tani dhe ka pretenduar se masakra e Srebrenicës (më shumë se 7000 myslimanë u vranë në korrik të vitit 1995) "ishte një trillim, një mit dhe që bombardimet mbi Sarajevë ishin një gënjeshtër që u orkestrua nga myslimanët për të shkaktuar reagimin e ndërkombëtarëve".
(d.b/BalkanWeb)