E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie në korrent, vdes fëmija 12 vjeç

Një fëmijë 12-vjeçar ka humbur jetën dje, si pasojë e kontaktit
me një linjë elektrike. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin
Mëlgush të Komunës së Bushatit. Burimet bëjnë të ditur se Denis
Shega ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur nga pakujdesia
ka prekur një nga kabllot elektrike. Kontakti me rrymën ka qenë
fatal për vogëlushin, i cili ndonëse është nisur menjëherë drejt spitalit
rajonal të Shkodrës, dhe me gjithë kujdesin e bluzave të bardha,
nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, burime nga policia bëjnë të
ditur se për vdekjen e djalit kanë nisur hetimet, por paraprakisht
rezulton se shkaku i vdekjes ka qenë pakujdesia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›