Kosinë, sërish skandal me eshtrat e zhvarrosura
Vijon skandali i zhvarrosjes së
eshtrave të Kosinës, i cili ka
nisur tre vjet më parë. 69
kutitë e eshtrave të shkatërruara të
banorëve të vdekur gati një shekull
më parë janë varrosur në një varr
të përbashkët dhe askush nga autoritetet
nuk jep një version të vetin,
në një kohë që banorët janë të
indinjuar për trajtimin që shteti u
bëri të afërmve të tyre. Eshtrat janë
betonuar në një ndërtesë, e cila ka
dhe funksione të tjera për personat
që vizitojnë varrezat e fshatit.
Njëra pjesë shërben për të larë duart
dhe çatia për të mbajtur depozitën
e ujit. Rivarrimi i eshtrave,
pavarësisht se nuk mund të quhet
i tillë, është bërë në fshehtësi të
plotë dhe gjatë këtij procesi nuk
është ndjekur asnjë ritual njerëzor
për të nderuar të vdekurit. Ligor
Shyti, banor i fshatit Kosinë, është i
vetmi që ngre zërin për këtë skandal.
Eshtrat e dy prej të parëve të tij
ndodhen në këtë varr të përbashkët.
"Në radhë të parë mban
përgjegjësi prokuroria dhe shteti
shqiptar që duhet të dalin dhe t‘i
kërkojnë falje popullit, sepse ata
njerëz nuk meritojnë një varrim të
tillë", është shprehur Shyti.
Skandali i parë i zhvarrosjes së
eshtrave në Kosinë doli në dritë në
muajin maj të vitit 2006, atëherë kur
shtetasi Altin Ballabani denoncoi
zhvarrosjet e të parëve nga prifti i
fshatit, me pretendimin se ishin
ushtarë grekë të rënë në luftën italo-
greke. Pas denoncimit, Prokuroria
e Përmetit nisi hetimet, por dy
vjet më pas ato u pushuan dhe
askush nuk u mor si i pandehur.
69 kutitë me eshtra u mbajtën
gjatë kësaj kohe në kishën e Kutalit,
një tjetër fshat në të njëjtën komunë.
Mjekët eksperto-ligjorë hodhën
poshtë versionin se eshtrat u
përkisnin ushtarëve grekë pasi, sipas
analizave laboratorike, rezultuan
se ato u përkisnin personave
të moshuar, apo dhe fëmijëve.
Një vit më parë prokuroria deklaroi
se do ia rikthente eshtrat komunës,
por kjo e fundit tha se nuk kishte
fonde për rivarrosjen e tyre, duke
sjellë pas një indiferentizmi të gjatë
një tjetër skandal, ku të vdekurit e
Kosinës dhunohen për herë të dytë.
eshtrave të Kosinës, i cili ka
nisur tre vjet më parë. 69
kutitë e eshtrave të shkatërruara të
banorëve të vdekur gati një shekull
më parë janë varrosur në një varr
të përbashkët dhe askush nga autoritetet
nuk jep një version të vetin,
në një kohë që banorët janë të
indinjuar për trajtimin që shteti u
bëri të afërmve të tyre. Eshtrat janë
betonuar në një ndërtesë, e cila ka
dhe funksione të tjera për personat
që vizitojnë varrezat e fshatit.
Njëra pjesë shërben për të larë duart
dhe çatia për të mbajtur depozitën
e ujit. Rivarrimi i eshtrave,
pavarësisht se nuk mund të quhet
i tillë, është bërë në fshehtësi të
plotë dhe gjatë këtij procesi nuk
është ndjekur asnjë ritual njerëzor
për të nderuar të vdekurit. Ligor
Shyti, banor i fshatit Kosinë, është i
vetmi që ngre zërin për këtë skandal.
Eshtrat e dy prej të parëve të tij
ndodhen në këtë varr të përbashkët.
"Në radhë të parë mban
përgjegjësi prokuroria dhe shteti
shqiptar që duhet të dalin dhe t‘i
kërkojnë falje popullit, sepse ata
njerëz nuk meritojnë një varrim të
tillë", është shprehur Shyti.
Skandali i parë i zhvarrosjes së
eshtrave në Kosinë doli në dritë në
muajin maj të vitit 2006, atëherë kur
shtetasi Altin Ballabani denoncoi
zhvarrosjet e të parëve nga prifti i
fshatit, me pretendimin se ishin
ushtarë grekë të rënë në luftën italo-
greke. Pas denoncimit, Prokuroria
e Përmetit nisi hetimet, por dy
vjet më pas ato u pushuan dhe
askush nuk u mor si i pandehur.
69 kutitë me eshtra u mbajtën
gjatë kësaj kohe në kishën e Kutalit,
një tjetër fshat në të njëjtën komunë.
Mjekët eksperto-ligjorë hodhën
poshtë versionin se eshtrat u
përkisnin ushtarëve grekë pasi, sipas
analizave laboratorike, rezultuan
se ato u përkisnin personave
të moshuar, apo dhe fëmijëve.
Një vit më parë prokuroria deklaroi
se do ia rikthente eshtrat komunës,
por kjo e fundit tha se nuk kishte
fonde për rivarrosjen e tyre, duke
sjellë pas një indiferentizmi të gjatë
një tjetër skandal, ku të vdekurit e
Kosinës dhunohen për herë të dytë.