E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e ish-policit, që qëndron i ngujuar prej 17 vitesh

Jemi mësuar të shohim dhe
dëgjojmë histori nga më të
ndryshme të familjeve të
ngujuara për shkak të
hasmërive në veri të Shqipërisë.
Por këtë herë, nga një fshat i Shkodrës
vjen një histori e rrallë gjakmarrjeje.
Bëhet fjalë për ishpunonjësin
e policisë, Nikoll
Marku, i cili qysh prej 17 vitesh
qëndron i ngujuar, pasi gjatë
shërbimit ka vrarë një 19-vjeçar.
Pluhuri i viteve i ka mbuluar rrobat
e policit, që prej gati dy dekadash
qëndrojnë të varura në
gozhdë. Ndërkohë, shteti shqiptar
jo vetëm që nuk ka asnjë informacion
për fatin e ish-efektivit
që për pak sakrifikoi jetën për
Policinë e Shtetit, por asaj kohe e
dënoi me katër vjet burg për shkelje
të rregullave të shërbimit,
pasi atë natë ai kishte zëvendësuar
në punë një kolegun e tij.
Shtëpia e policit të ngujuar ndodhet
në periferi të fshatit Grudë,
rreth 20 km pasi lë Shkodrën. Ashtu
siç shkohet te çdo familje e ngujuar,
rregullat e kërkojnë që pasi ke
marrë leje nga i zoti i shtëpisë, të
shoqërohesh nga një i tretë, që
luan rolin e ndërmjetësit mes
familjes së ngujuar dhe mysafirit.
Rolin e shoqëruesit për ne e bën
Kolë Vladaj, sekretari i Shoqatës së
Pajtimit të Gjaqeve, i cili kryhen
dhe disa porosi para se të hyjmë në
shtëpinë e policit të ngujuar, porosi
që kanë lidhje me zakonet
kanunore të familjeve në gjak.
Shoqëruesi na thotë se gjakësit
nuk i duhen bërë pyetje të tilla si
a dilni fshehurazi nga shtëpia apo
të komentojë për familjen me të
cilën është në hasmëri. Të gjitha
këto, na shpjegon ai, janë për arsye
sigurie. Është ora 20:30 dhe
hyjmë në fshatin Grudë e Re. Shtëpitë
janë të shpërndara në distancë
me njëra-tjetrën. Ndërsa
ecim rrugës për te shtëpia e policit
të ngujuar, banorët e pakët
që hasëm rrugës ndalonin hapin
dhe ndiqnin makinën me sy deri
sa ajo u humbiste nga shikimi.
Mysafirët në këtë fshat që banohet
i gjithë nga të ardhur prej
zonave të thella të Dukagjinit
duket se dallohen fare lehtë dhe
shihen, pse jo, si të dyshimtë,
pasi siç mësuam, shumë familje
këtu kanë problem hasmërie.
Ish-punonjësi i policisë duke
folur për gazetën "Shqip" sqaron
me detaje ngjarjen e 17 viteve më
parë dhe realitetin me të cilin ai
përballet sot.
Pse jeni të ngujuar?
Kur kam qenë me detyrë
punonjës policie në vitin 1992,
gjatë detyrës jam konfrontuar me
disa grabitës, njërin prej tyre e
plagosa gjatë vetëmbrojtjes dhe
më pas ai vdiq në spital. Që nga ajo
kohë, unë jam i ngujuar.
E kujtoni ngjarjen e asaj
nate?
Po, ishte darkë, viti 1992. Unë
isha pjesë e grupit të gatshëm të
Komisariatit Shkodër. Po shoqëronim
kamionët me ndihma për
në Lezhë. Ishim në lagjen "Rusë" të
Shkodrës dhe po shoqëronim katër
kamionë. Unë isha te kamioni i fundit.
Papritmas dolën tre persona,
ishin të armatosur me mjete të forta
dhe thika. Ata e detyruan shoferin
të ndalonte, pasi e goditën me
mjete të forta. Unë nxora pistoletën
dhe qëllova tri herë në ajër për t‘i
frikësuar. Ishte errësirë dhe nuk
shikonim. Një moment ndjeva se
më goditën me thikë në dorë dhe
më pas më goditën sërish me thikë
te pjesa e vetullës dhe dëgjova që i
thoshin njëri-tjetrit: merrja armën.
Në atë kohë erdhi një person që
tentonte të më hiqte armë nga
dora. Unë rezistova, pavarësisht se
isha mbuluar me gjak dhe qëllova
me armë, pasi po ma hiqnin atë
nga dora. Në atë moment kemi
rënë të dy në tokë, unë dhe agresori.
Kur më dërguan në spital, më
thanë që të kanë plagosur me
thikë, ndërsa unë kisha qëlluar
agresorin, një djalë 19 vjeç, që më
pas kishte vdekur në spital.
Po më pas si rrodhën ngjarjet?
U arrestova, por ekspertiza
mjeko-ligjore dhe procesi i hetimit
më nxorën të pafajshëm, pasi
gjithçka e kisha kryer në kushtet
e vetëmbrojtjes. Pasi dola nga spitali,
më dërguan me punë si zëvendëskomandant
i postës së policisë
në Breg të Lumit në Dukagjin.
Më dërguan atje, sepse donin të
më largonin nga Shkodra, pasi
kishin frikën se mos hakmerreshin
ndaj meje. Isha i kënaqur
që më dërguan atje, nuk kishte
asnjë problem për mua.
Gjatë bisedës paraprake
më treguat se ju keni bërë
burg për këtë ngjarje?
Po, është e vërtetë. Ishte nata
e Shën Kollit, fiks 17 vite më parë,
kur në Dukagjin erdhi një funksionar
i lartë i Komisariatit Shkodër
dhe më tha se prokuroria
kishte nxjerrë për mua një flet-
Historia e ish-policit, që
qëndron i ngujuar prej 17 vitesh
Shteti braktis plotësisht punonjësin e Policisë së Shtetit
arresti për atë ngjarje. Pavarësisht
pafajësisë që më kishte
dhënë Gjykata Ushtarake në Shkodër,
ndaj meje u zhvilluan sërish
gjyqe dhe në mënyrë krejt absurde
më dënuan me katër vjet
burg.
Si e justifikuan dënimin
që ju dhanë?
Ende sot nuk e kuptoj. Më
thanë se atë natë kisha zëvendësuar
një shok dhe kisha bërë gabim
që kisha dalë në punë, kur
nuk ishte turni im. U verifikuan
të gjithë librat e shërbimeve dhe
unë atë natë me të vërtetë kisha
zëvendësuar një koleg, por zëvendësimi
ishte bërë me leje nga
shefi dhe emri im figuronte te libri
i shërbimit. Por është absurd
fakti që më dënuan me akuzën e
shkeljes së rregullave të shërbimit,
pasi kisha zëvendësuar kolegun
tim në punë.
Si jeton familja juaj që
është e ngujuar qysh prej 17
vitesh?
Familja ime përbëhet nga 7
anëtarë. Kam tri vajza, gruan dhe
dy djem. Fëmija më i madh është
14 vjeç, ndërsa më i vogli katër
vjeç. Jetoj në kushte primitive,
marr vetëm 15 mijë lekë të vjetra
asistencë dhe çfarë më falin të
afërmit. Fëmijët nuk i dërgoj në
shkollë, pasi nuk ka kush të mi
shoqërojë. Ata janë analfabetë.
Megjithëse atyre u mungon buka
e darkës dhe mësimi për ta është
luks i madh. Çdokush mund ta
kuptojë jetesën time kur jetojmë
7 persona vetëm me 15 mijë lekë
të vjetra.
Çfarë do i kërkonit shtetit?
Pas asaj fatkeqësie që më
ndodhi mua dhe asaj familjeje
që i vdiq djali, që unë nuk doja
kurrë të ndodhte një diçka e tillë,
do i thosha shtetit se unë do të
sakrifikoja jetën për shtetin dhe
mbase sot do isha i radhitur me
policët e vrarë. Ndaj nëse sakrifikova
për këtë shtet, i kërkoj
ndihmë të më ndihmojë të dal
nga ngujimi dhe të nis sërish
punë, në mënyrë që ato rroba
polici që kam të mos ngelin të
varura në gozhdë. Për sa kohë të
qëndroj i ngujuar, rrobat e policit
do t‘i mbaj të varura në gozhdë,
pasi qenë ato rroba që më
ngujuan dhe pres që po ato të më
nxjerrin nga ngujimi.

Familja me 7 pjesëtarë jeton
me vetëm 15 mijë lekë të vjetra

Një shtëpi njëkatëshe, jo shumë e lartë nga
toka, me mure gjysmë të suvatuara dhe
një çati prej interniti, në fund të fshatit, është
shtëpia e policit të ngujuar. Hyjmë në shtëpinë e
policit me një mikpritje tradicionale malësori, ku
miku bëhet zot shtëpie. Familjen e ngujuar të
Nikoll Markut, që përbëhet nga 7 anëtarë, e
gjetëm duke ndjekur me mjaft interes spektaklin
"Big Brother". Ndërkohë, teksa qëndrojmë në
ambientet e brendshme të shtëpisë së policit të
ngujuar, shihet fare qartë se mjerimi ka pllakosur
dhe është bërë zot shtëpie në këtë familje.
Sytë e çdo pjesëtari të shohin thellë dhe nuk ta
ndajnë për asnjë çast shikimin, duke na parë si
mundësi për të zgjidhur hallin e madh që kanë.
Jo në pak raste arrin të kapësh lot që fshihen
fshehurazi, pa dashur të bien në sy të mysafirëve.
Fëmijët e vegjël këmbëzbathur të kësaj familjeje
duket se jeta fort e egër me të cilën janë rritur i
ka bërë të shkëputen nga bota e fëmijëve të tjerë
e të futen në një botë zakonore qindra vite pas.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›