“Gërdeci”, shtyhet seanca, mungonin avokatët
TIRANE-Një nga seancat e radhës së procesit të madh të “Gërdecit” që ka në ngarkim plot 29 të pandehur është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve. Shkak këtë rradhë ë është bërë mungesa e dy avokatëve Maksim Haxhia dhe Arben Prifti të dy të pandehurve që ndodhen në hekura për ngjarjen e rëndë që mori 26 jetë nëjrezish, Dritan Minxollin dhe Mihal Delijorgjin. Gjate seances se sotme e cila zgjati shume pak minuta avokatet e tjere te pandehurve qe ishin prezent ne salle kerkuan qe gjyqi per ceshtjen “Gërdeci” te zhvillohen nje here ne jave dhe jo dy here sic eshte vendosur, por nje gje e tille nuk eshte pranuar nga Gjykata e Shkallës se Parë të Tiranës. Kjo e fundit ka deklaruar se ky eshte nje super proces dhe si i tille duhet trajtuar dy herë në javë. Në tragjedinë e rënde te 15 marsit te 2008 nga shperthimet e fuqishme në fabrikën e demontimit të armëve në pronësi të firmës “Alba Demil” humben jetën 26 persona u plagosen 300 te tjera ndersa u demtuan edhe banesat e tyre dhe biznesetpranë zopnës. Nen akuze jane 29 persona, duke bërë kështu që procesi të kosniderohet si më I madhi në historinë e gjyqësorit shqiptar. (d.b/BalkanWeb)