E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kutitë”, Berisha: Opozita i ka problemet me gjykatën

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha sqaron edhe njëherë ecurinë e tryezës së dialogut duke theksuar se takimi përfundoi duke i këkruar Presidenitit të vazhdojë më tej mundësitë dhe konvergjencat. Gjatë mbledhjes së grupit kuvendor të PD, kreu i qeverisë shprehu edhe njëherë vullnetin për të trajtuar me opozitën listën e problematikave që do parashtrohen nga ana e saj por duke i bërë thirrje të mos shndërrojë problemet me gjykatën në probleme me qeverinë. “Në tryezë shpreha vullnetin tim të sinqertë të ulem me opozitën dhe të trajtoj një për një të gjithë listen e problemeve që opozita ka me qeverinë, apo me PD. I kam kërkuar dhe i këkroj zotit Ramë të listojë të gjithë problemet që ai konsideron se shumica duhet ti përgjigjet opozitës. Jam i gatshëm ti trajtoj me seriozitetin më të madh” theksoi Berisha. Duke nënvizuar se mazhoranca është e gatshme të ngrejë komisionin hetimor ku opozita të ketë shumicën, Berisha ripërsëriti se kërkesa për hapjen e kutive nuk mund të realizohet. “Jam i hapur të shqyrtoj cdo kërkesë por nuk e kam konsiderur dhe nuk do ta gjykoj cështje bilaterale vendimin e gjyqësorit. Vendimet e gjykatës nuk janë vendimet tona. Opozita të mos bëjë probleme me qeverinë, ato që janë problemet e saj me gjykatën” theksoi kreu i qeverisë. Ndërkaq Berisha u solli në vëmendje disa raste kur Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë vendimet e qeverisë, duke shtuar se në të gjitha këto raste, mazhoranca nuk ka kërkuar të dalë kundër vendimeve , sic tha ai , të organeve të pavarura.(e.n/BalkanWeb).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›