“Nëna e Qazim Mulletit kërcënoi Nënën Mbretëreshë për arrestimin e fëmijëve”
Vijon rrëfimi i nipit të ish-prefektit të Tiranës të periudhës së luftës, Qazim Mulletit. Tanush Mulleti, në këtë rrëfim të radhës, tregon për çastet emocionale kur Qazim Mulleti, në 3 korrik të '39-ës, kur kishte veç dy muaj që ishte larguar Mbreti Zog, u rikthye në Shqipëri pas 15 vitesh emigrimi politik që prej dhjetorit të '24-ës që ishte larguar bashkë me Fan Nolin.
Befasia e Françesko Jakomonit kur po zbriste në Durrës nga trageti i linjës së Barit, pa turmën e ekzaltuar qindra vetëshe, të cilët prisnin të zbriste nga ai traget vetë Qazim Mulleti.
Shokimi i Jakomonit për popullaritetin e Beut të Tiranës, dhe interesimi i tij te shërbimi i fshehtë Italian, për informacionin e personit të çuditshëm.
Çfarë ka biseduar Qazim Mulleti në Zyrën e Françesko Jakomonit, kur ky i fundit i shtroi kërkesën të pranonte detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Përse Qazim Mulleti refuzoi detyrën e ofruar, dhe cilat ishin kushtet që ai i vuri Jakomonit për të pranuar vullnetin e aristokracisë së familjeve të mëdha të Tiranës.
Historia e nënës së Qazim Mulletit në kohën që Zogu u kishte shpallur luftë gjithë familjes së tyre, e cila ka shkuar me tërsëllim te nëna e Mbretit Zog, të cilës i ka kërkuar në mënyrë ultimative lirimin nga burgu të vëllait të saj Masar Këlliçi, i cili kishte qenë deputet i Kongresit të Lushnjës.
Kërcënimi që Naile Mulleti i ka bërë Nënës Mbretëreshë, Sanije Zogut, nëse nuk do të nxirrte njerëzit e saj nga burgu të cilët i akuzonin për atentatin që kishte ndërmarrë vetëm i biri i saj Qazimi që në ato momente ishte dënuar me vdekje.
(Vijon numri i kaluar)
Zoti Tanush. Pra siç e theksuam nga numri i kaluar Qazim Mulleti, pas një emigrimi 15-vjeçar, duke u larguar së bashku me Fan Nolin në Dhjetorin e '24-ës, arriti të rikthehet në Shqipëri vetëm në korrikun e '39-ës kur Zogu kishte dy muaj i larguar jashtë atdheut?
Siç jua theksova edhe nga numri i kaluar, kur Qazim Mulleti pas 15 vjetësh mërgim politik, zbriti në 3 Korrik të vitit 1939 në Durrës, kishin dalë ta prisnin jo më pak se dy mijë vetë mes të cilëve ishin vëllezër, familjarë, miq të afërm, shok, të njohur, nipër stërnipër etj. Pra, fisi dhe njohjet e mëdha të tij bënë që t'i rezervohej një pritje e atillë që çoroditi edhe vetë mëkëmbësin e mbretit, i cili duke zbritur nga i njëjti vapor i linjës së Barit, mendoi se populli kishte dalë të priste pikërisht atë. Françesko Jakomoni as që i shkonte ndër mendje se në atë truall po zbriste një nga njerëzit më popullor të Kryeqytetit të asaj kohe. Ai as që dinte se kush quhej dhe nga vinte njeriu autoritar që kishte prerjen natyrale të një zyrtari organizator. Madje, Françesko Jakomoni as që kishte idenë se ai kishte qenë i dënuar me vdekje nga mbreti i mëparshëm Ahmet Zog dhe se tashmë ishte kthyer pas një emigrimi të gjatë duke bërë që edhe e ëma t'i vdiste në merak dhe e përvëluar prej mallit për djemtë ku nga pesë prej tyre ju ndodh vetëm njëri në momentin që po jepte shpirt. Pikërisht për këto arsye dhe të tjera, ndërsa burri i quajtur Qazim Mulleti kur zbriti nga trageti puthi truallin ku shkeli, u betua të mos merrej më me politikë të cilës i kishte kushtuar 30 vjet të jetës së vet. 30 vjet në shërbim të çështjes shqiptare. Gjithsesi Françesko Jakomoni nuk mund ta linte në heshtje një figurë të tillë që bënte një turmë të ekzaltohej prej pranisë së tij.
Çfarë bëri Jakomoni?
Ai, siç jua theksova nga numri i kaluar, u interesua nëpërmjet rrugës së shërbimit të fshehtë Italian dhe mësoi saktësisht se kush ishte Qazim Mulleti. Mësoi që ishte antizogist i betuar. Mësoi që kishte qenë atentator drejt për së drejti i Ahmet Zogut ashtu siç mësoi se ishte dënuar me vdekje në kohën e mbretit dhe për këtë arsye nuk kishte mundur të vinte më parë në vendlindjen e tij. Por Françesko Jakomoni mësoi nga shefi i SIM-it se Qazim Mulleti si nacionalist i thekur që ishte nuk kishte besueshmëri. Por as gjë nuk do ta tërhiqte atë. Pa e ditur se Mulleti kishte bërë një betim që të mos merrej me politikë, Jakomoni e thërriti menjëherë në zyrën e tij ku i afroi postin e kryebashkiakut të kryeqytetit, gjë që Qazim Mulleti e refuzoi menjëherë duke i bërë me dije betimin e tij që kurse kishte vënë këmbën në tokën e atdheut.
Dhe veprimi i Jakomonit?
Ai i la kohë të mendohet dhe sipas tij nuk kishte pse të mos e pranonte një post të tillë të cilin do ta ëndërronte kushdo në Tiranë, por sërish Qazimi kishte këmbëngulur se nuk do të pranonte një gjë të tillë.
Nuk e kuptoj një veprim të tillë, se si mund të refuzosh oferta të asaj natyre dhe aq më shumë kur i jepeshin nga njeriu më i fuqishëm i shtetit, siç ishte vetë Françesko Jakomoni në atë kohë?
Jua shpjegova që Qazimi ishte në një gjendje shpirtërore të dërrmuar nga sa kishin ndodhur në jetën e tij. Ishte futur me plot idealizëm në politikë duke iu kushtuar çështjes së Shqipërisë qysh para se të shpallej pavarësia e vendit kur ai ishte në Stamboll. Pastaj pjesëmarrës në aktin e Pavarësisë, u përplas me Zogun në Kongresin e Lushnjës dhe pozicionimi përballë tij dhe pozicionimi krahë Nolit i solli emigrimin politik jo vetëm atij, por edhe familjes. Prandaj kur erdhi deklaroi se ishin plot 30 vjet që i ishte kushtuar çështjes shqiptare dhe si përfundim kishte marrë shpërblim një jetë të sfilitur larg familjes dhe njerëzve të afërt. Nuk i ikte nga mendja as një çast fakti si kishte vdekur e ëma e tij pra gjyshja ime, Nailja, nga pesë fëmijë të shëndetshëm që kishte rritur ju ndodh pranë vetëm im atë Hakiu se të tjerët ishin në emigrim politik. Prandaj unë të theksova se ajo nuk vdiq, por plasi nga malli për fëmijët.
Pra jeni duke thënë se atë divergjencë që fëmijët e saj kishin krijuar me Ahmet Zogun e vuante edhe ajo?
Patjetër që e vuante. Ajo mendonte çdo ditë dhe çdo orë se ishte Zogu shkaku që fëmijët ishin të arratisur jashtë atdheut dhe se ishte ai që i kishte dënuar deri me vdekje të dy fëmijët e saj Qazimin dhe Hysniun fillimisht, ndërkohë që edhe im atë u burgos në Kalanë e Gjirokastrës ku bëri dy vjet burg dhe më vonë kaloi në internim. Por nuk u mjaftua me këto vetëm, por Ahmet Zogu i ka arrestuar Qazim Mulletit edhe dajën e vetëm që kishte gjallë që ju kam folur në numrat e parë që ishte pikërisht Masar Këlliçi.
Edhe atë për shkak të atentatit të bërë në Vjenë e dënoi?
Po po. Dënoi me vdekje Qazimin. Dënoi Hynsiun. Arrestoi tim atë si dhe arrestoi edhe dajën e Qazimit që ishte deputet i Kongresit të Lushnjës. Kemi parasysh në këtë kohë se dy dajat e tjerë, Mytesim Këlliçi dhe Myslym Këlliçi, kishin vdekur. Një dajë që kishte gjallë dhe që kishte qenë me të që në kongresin ku ishte bërë ministër i Brendshëm e arrestoi. Në atë kohë, nëna e tij dhe gjyshja ime njëkohësisht, ka shkuar te Nëna Mbretëreshë, Sanija të cilën e njihte shumë herët dhe i ka thënë madje me tërsëllimë se ato që bënin nuk do ta kishin të lehtë t'i kapërdinin. Pronat e Mulletëve, - i tha ajo, - nuk i takojnë kujt por vetëm Mulletëve. Për këtë gjë do të ishin në gjak për gjithë jetën. Ndërkohë, i tha që djali i saj Qazim Mulleti nuk kishte shtënë mbi mbretin, por kishte marrë pjesë në atentat. Por ai nuk do qëllonte mbi Ahmet Zogun, por mbi mbretin. Ahmet Zogu kishte veshur pallton e mbretit që nuk i rrinte mirë dhe nuk e mbante dot. Megjithatë, - i tha ajo, - me vëllain tim s'keni punë. Keni arrestuar djalin dhe po deshët merreni hakun me djalin, Qazimin dhe jo me të gjithë njerëzit. Vëllain ma nxirrni nga burgu se do të jemi në gjak për gjithë jetën.
Guxoi i tha kështu Nënës Mbretëreshë?
Patjetër që guxoi se nuk s'kishte çfarë humbiste më. Fëmijët ia arrestoi të gjithë. Vëllain ia arrestoi. Pronat ia shtetëzoi. Prandaj ajo si nënë meqenëse e njihte i shpërtheu me kërcënimin e madh. Pastaj ajo i thoshte që merruni me djalin, Qazimin që ishte arrestuar në atë kohë në Vjenë dhe s'keni punë me vëllain. Kështu pas disa kohësh Masari doli nga burgu. Por ndodhi që nëna mbretëreshë vdiq më parë se gjyshja ime Nailja. Dhe kur ishte bërë stalla e bagëtive pranë varrit të saj ajo thoshte shpesh që është "Nëna e deleve" apo "Mbretëresha e Deleve". Por pas atyre arrestimesh siç edhe jua përsërita shumë e shumë herë, Ahmet Zogu ne na shpronësoi pasuritë kryesisht tokat deri te trualli i shtëpisë për të cilën ju tregova se na i prishi për të ndërtuar shtëpinë e vet që sot është Pallati i Brigadave. Kështu s'kishte si të mos e përjetonte nëna e tyre. Madje ditën e dasmës së Zogut ai e vuajti shumë kur shikonte atë shkëlqim në Tiranë dhe në oborrin e tij ndërkohë që djemtë e saj të lindur në mes të Tiranës dhe duke trashëguar prona të shumta të mund të jetonin të arratisur në emigrim.
E përjetoi keq martesën e Zogut?
Atë ditë tha me shpirt të copëtuar: Eh o djali i Sanijes arrite t'ua hedhësh të gjithëve dhe ta bësh të gjithë Shqipërinë si pronën tënde. Bravo o djali i Sanijes që arrite të jetosh për vete dhe të syrgjynosësh fëmijët. Atë ditë ajo ka marrë një pajton dhe ka bredhur në të gjithë Tiranën që ziente nga kallaballëku për dasmën e mbretit. Pastaj dufin apo inatin donte ta shfrynte kur martoi djalin që kishte në Tiranë, pra tim atë.
Pse si e nxori inatin?
Kur ka martuar djalin, Hakiun, pra babain tim i cili është martuar në moshën 32-vjeçare me porosi direkt të Qazimit nga Franca 41 makina kanë shkuar për të marrë nusen.
Ku e morën nusen që paskan shkuar 41 makina?
Nëna ime është nga fisi "MUKA" nga Shkodra. Madje, nëna ime dhe familja e saj ishin Zogista dhe u martua në familje me veprimtari të spikatur antizogiste. Kështu ajo vuri në dispozicion për të shkuar në Shkodër plot 41 vetura. Paja e saj ka ardhur e tëra nga Parisi e bërë me kujdes nga Qazimi.
Pse kjo vëmendje ekstreme në këtë ceremoni?
Vetëm për t'i shitur mend Zogut. Ishte mënyra për të shfryrë inatin gjyshja ime që Zogu i degdisi djemtë e saj jashtë dhe vet tundi dynjanë dhe u bë zot i gjithë vendit aq sa të merrte pronat duke i sekuestruar dhe i bërë të tijat kur të donte siç bëri me tonat.
E lamë paksa subjektin që kishim nisur për të shtjelluar këto detaje interesante. Pra, le të rikthehemi te momenti që Qazimi ishte thërritur posaçërisht nga Jakomoni dhe i ishte propozuar detyra e kryebashkiakut të Tiranës, ndërkohë që ai nuk e pranoi. Si vijoi më tej kjo histori zoti Tanush?
Kur u mësua fakti i refuzimit të detyrës së kryebashkiakut nga ana e Qazim Mulletit u shqetësua gjithë paria tiranase. Ishin bejlerët vendas ata që donin me çdo kusht që kreu i qytetit të tyre të ishte përfaqësuesi i vetë atyre që më shumë se Qazim Mulleti nuk e plotësonte kush një pozicion të tillë. Prandaj u mblodhën si pari apo edhe me masivitet duke bërë kontakte të rregullta me Qazimin që të bindej të merrte detyrën në fjalë. Pretendimi dhe frika e tyre që parashtronin para Qazimit ishte se nuk duhet të lejonin të ikte rasti për faktin se mund të vinte në krye të bashkisë një verior apo një element nga jugu i thellë i vendit. Prandaj duhet që Qazimi ta pranonte këtë kërkesë të të gjithë komunitetit të agallarëve dhe familjeve të mëdha.
Dhe e pranoi?
Pas kësaj, ata shkuan te Jakomoni dhe i folën në emër të parisë dhe të Qazim Mulletit gjithashtu se Qazim Mulleti ishte i gatshëm të vinte në detyrën e lartë që i ishte caktuar. Ishin këto rrethanat që Qazim Mulleti theu betimin e bërë kur erdhi nga emigrimi i gjatë dhe sfilitës. Por këtu ka edhe një fakt tepër të veçantë që duhet theksuar fuqishëm. Qazim Mulleti i ka vënë një konditë Jakomonit në lidhje me pranimin e detyrës së vështirë që kërkohej në atë kohë.
Çfarë kushti?
Që Qazim Mulleti të kishte kontakte drejt për së drejti me të. Pra ai nuk donte të ishte një kryebashkiak i pa pushtetshëm dhe donte të përfaqësonte me dinjitet komunitetin e tij pasi në rastin që do të ishte i pafuqishëm në atë situatë lufte do të thoshte që ai të mos kryente dot detyrën e tij. Prandaj edhe Qazim Mulleti ka qenë një nga zyrtarët e plotfuqishëm në Bashkinë e Tiranës, madje mund të them me bindje se pas tij nuk mendoj se ka ardhur ndonjë prefekt që mund të ketë pasur aq autoritet dhe kompetenca sa ai. Sepse ka qenë ky kushti.
Nuk e di se si po më flisni, por unë po ju them se jeni duke më folur për një bashkëpunim të fuqishëm që ai ka kërkuar me Jakomonin kur dihet tashmë se Jakomoni përfaqësonte një mbretëri që na mori kurorën e Skënderbeut dhe se ishte këtu mbi bazën e një ushtrie pushtuese apo mos jam gabim?
Atij nuk i duhej gjë sa çfarë ushtrie ishte kur mori detyrën dhe se detyra e tij nuk ishte në shërbim të ushtrisë pushtuese, por në shërbim të qytetit. Bashkia ishte për të siguruar ujin, rrugët, pronat pra ka të bëjë me qytetin. Është një propagandë e tërë që ka hedhur baltë mbi të vërtetat historike kur ngatërron mënyrën e bashkëveprimit dhe bashkëpunimit. Ju më thoni se ushtria italiane ishte ushtri pushtuese. Atëherë kur pranojmë këtë fakt unë po ju drejtohem se për këtë që ishte ushtri pushtuese ju fajësoni Qazim Mulletin? Apo se Qazimi pranoi një detyrë të vështirë në atë kohë që rregulloi disa rrugë duke filluar me shëtitoren kryesore që sot quhet bulevardi "Dëshmorët e Kombit". Në kohën e tij është rregulluar ujësjellësi, kanalizimet, janë bërë ndërtime dhe janë administruar prona në mënyrë shumë perfekte.
Po a folët për bashkëpunim me Jakomonin zoti Mulleti?
Me të vërtetë fola për bashkëpunim, por mos pikërisht këtu ishte fjala se Jakomoni nuk ishte në Shqipëri se donte apo jo Qazimi, por ai ishte nga faktorë të tjerë dhe Qazimi e gjeti këtu. Por unë isha duke treguar se ai i mori Jakomonit kompetenca të cilat i shfrytëzoi në shërbim të komunitetit që përfaqësonte. Unë ju kam folur edhe më parë se ai nuk ka ndihmuar vetëm të djathtë e profashistë e ku ta di unë çfarë, por ka ndihmuar këdo se Tirana atëherë ishte sa pëllëmba e dorës dhe ai njihej mirë me të gjithë. Janë me dhjetëra komunist që sikur ishte Kryetar Bashkie dhe kur ishte prefekt në kohë të gjermanit i ka nxjerrë prej burgjeve dhe u ka thënë prindërve që të shkojnë në mal apo ku të duan dhe të mos rrinë në qytet se po i kapën edhe një herë nuk do të mundej më. Të gjitha shkresat që dilnin nga dora e Qazim Mulletit apo shkresa zyrtare të dala nga Bashkia e Tiranës dhe më mbrapa nga Prefektura mbanin siglën "Shteti Shqiptar".
Po me familjarët e Qazim Mulletit çfarë u bë?
Siç të thashë, nëna e tij kishte vdekur në atë kohë. Vëllai i tij Hysniu, që ishte në Paris erdhi më mbrapa në Shqipëri ku iu afrua detyra e Zëvendës Kryeministrit dhe më mbrapa atë të Guvernatorit të Bankës.
(Vijon nesër)