E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kryeziu", zbardhet borxhi 40 mijë euro

Zbardhet borxhi i marrë nga Ismet Kryeziu, duke hedhur kështu më shumë dritë mbi faktet që mund të lidhen me zhdukjen e tij.

Aktivisti për cështjet kombëtare ka marrë një borxh prej 40 mijë euro nga një biznesmen në Prishtinë, ndërkohë që ky fakt ka detyruar policinë shqiptare të shtrijë hetimet edhe tej kufijve.

Ndërkaq, policia ka marrë në dorë edhe telefonatën e fundit të zhvilluar nga Ismet Kryeziu, të cilën e ka kryer me Dritan Goxhajn. Për këtë, policia ka thirrur disa here Goxhajn, i cili ka dhënë deklaratat e tij në lidhje me kontaktet e tij me personin e zhdukur.

Mësohet se janë thirrur edhe gjithë personat e
tjerë, me të cilët ai shoqërohej zakonisht në kryeqytetin shqiptar. Në lidhje me denoncimin e bashkeshortes, gazetares Leli, policia ka kërkuar gjithashtu ndihmën
dhe bashkëpunimin e policise kosovare për zbardhjen e kontakteve të tij të fundit që ka pasur atje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›