Pretenca për ish-kryeministrin Meta, më 6 janar
TIRANE - Pretenca për ish zv/kryeministrin Ilir Meta, i akuzuar për korrupsion aktiv, pritet të jepet më 6 janar. Kjo është njoftuar sot në seancën e radhës në Gjykatën e Lartë.
Sot trupa gjyqësore pranoi kërkesën e Prokurorisë për të administruar si prova orën kamer, laptopin dhe USB-në e Dritan Priftit. Gjykata nuk mori parasysh kërkesën e Prokurorisë për të dëgjuar dhe parë në seancë video-përgjimin “Meta-Prifti”. Gjithashtu gjykata rrëzoi edhe kërkesën për të administruar të gjitha materialet mediatike që kanë të bëjnë me video-përgjimin.
Gjykata e Lartë pranoi të marrë në administrim dhe një pjesë të provave te paraqitura nga pala mbrojtëse, siç është një dokument i marrë nga kompania Albpetrol, në të cilin dëshmohet se kompania “Dea Construction”, me administrator Adrian Gjillarin, ka fituar ankandin e naftës bruto.
Sipas provave shkresore të paraqitura nga mbrojtja, kjo është bërë në konflikt të hapur interesi, pasi bashkëshortja e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti ka qenë ortake me fituesin e ankandit të Albpetrol-it, administratorin Adrian Gjillarin.
(er.nu/news24/BalkanWeb)