E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e Kombit, Rama: Turp për Berishën, e ktheu në biznes

TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama akuzoi sot kryeministrin Sali Berisha se e ka kthyer Rrugën e Kombit në një biznes fitimprurës.
Pas takimit me kryesonë e PS, Rama tha për mediat se kundërshton cdo fjalë të kryeminstrit që tha në takim sot me studentët e Kosovës.

“U informova për cka Saliu ka shprehur në prani të studentëve kosovarë. E sfidoj të provojë me ndonjë dokument nëse ne kemi qenë kundër Rrugës së Kombit, unë apo cilido nga përfaqësuesit e PS të jetë shprehur kundër Rrugës së Kombit. Ndërkohë që i rithem, turp turp turr që me Rrugën e Kombit keni bërë një biznes fitimprupres, duke përdorur taksat e atyre shqiptarëve që kanë kontribuar për ndërtimin e saj”.

Reagimi i Ramës vjen pas deklaratës së Berishës sot në një takim me studentë kosovarë, ku akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, që sipas Berishës, bashkë me disa segmente, lobe antishqiptare, kërkuan të pengonin ndërtimin e Rrugës së Kombit.

Më tej, kreu i PS përshëndeti kryesinë e re të PS, ndërsa përsëriti në adresë të partive të vogla, vullnetin e plotë të PS për të dëgjuar dhe për tu dakordësuar më të gjitha partitë aleate, për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›